Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 29.02.2012
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar amendamentet e grupit punues për Projektligjin për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve. Pas votimit një për një të tyre, komisioni përkrahu projektligjin në tërësi dhe e procedoi në komisionet e përhershme të Kuvendit.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua edhe për disa çështje të tjera që lidhen me fushëveprimtarinë e komisionit.