Lajmet e fundit
Takim i Grupit të Grave Deputete me delegacionin e Avokatit të Popullit
, 02.03.2012
Grupi i Grave Deputete, kryesuar nga kryetarja Teuta Sahatqija, sot u takua me një delegacion nga Avokati i Popullit, kryesuar nga Shqipe Ibraj Malaj. Në takim u fol për angazhimet e institucionit të Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, e në veçanti të drejtave të gruas. Zëvendësavokatja e Popullit znj. Shqipe Ibraj Malaj foli për rëndësinë e amendamentimit të ligjeve, sidomos atij për Barazinë Gjinore dhe Ligjit kundër Diskriminimit. Ajo në vazhdim përgëzoi deputetet për angazhimin e tyre për promovimin e barazisë gjinore dhe përkushtimin e tyre për fuqizimin e rolit të gruas, si dhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit të institucionit të Avokatit të Popullit me Kuvendin e Kosovës. Kryetarja e GGD-ës, znj. Teuta Sahaqija foli për gatishmërinë e GGD-së për bashkëpunim me këtë institucion, sidomos në aspektin e qasjes së gruas në drejtësi, rëndësinë e njoftimit të grave për të drejtat e tyre, si dhe për rëndësinë e zbatimit të ligjeve në fuqi dhe inicimit të zbatimit të drejtësisë, që jo rrallë vonon. Për trajtimin e ligjeve, sidomos nga perspektiva gjinore, folën edhe deputetet Suzan Novobërdali dhe Alma Lama .
Vëmendja e pjesëmarrëseve u përqendrua edhe në avancimin e Departamentit për Barazi Gjinore që vepron në kuadër të Avokatit të Popullit.