Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 09.03.2012




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare e komisionit, ka shqyrtuar sot propozim-amendamentet e grupit punues për Projektligjin për fondet pensionale të Kosovës.

Në emër të grupit punues, propozim-amendamentet i paraqiti kryetari i këtij grupi, Naser Osmani. Pas diskutimeve për secilin amendament veç e veç, ato u përkrahën nga komisioni dhe projektligji në tërësi u procedua për në komisionet e tjera të përhershme të Kuvendit.

Në vazhdim, komisioni shqyrtoi dhe përkrahu raportin me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve.

Në këtë mbledhje u diskutua, gjithashtu, edhe për organizimin e punëve brenda komisionit për shqyrtimin e raporteve vjetore të institucioneve dhe agjensioneve të pavarura.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa