Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 14.03.2012




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare e komisionit, ka shqyrtuar sot propozim-amendamentet e grupeve punuese për katër projektligje.

Komisioni përkrahu amendamentet e propozuara për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në pronën e paluajtshme, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të ardhurat personale, për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave dhe ato për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit doganor dhe të akcizave, me përjashtim të amendamentit 9.

Projektligjet e përkrahura në tërësi, u proceduan për shqyrtim të mëtejshëm në Kuvend.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa