Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 14.03.2012
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga kryetari i Komisionit, z. Goran Maksimoviç, u shqyrtuan gjithsej katër projektligje: Projektligji nr. 04/L-97 për bibliotekat e Republikës së Kosovës, me Raportin e Komsionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie, me amendamente; Projektligji nr. 04/L-83 për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe atyre që kërkojnë punë, me Raportin e Komisionit funksional për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, me amendamente; Projektligji nr. 04/L-098 për themelimin e Agjencisë për shërbimet e navigacionit ajror, me Raportin e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, me amendamente; si dhe Projektligji nr. 04/L-105 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.03/L-168 për turizmin dhe shërbimet turistike, me Raportin e Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri , me amendamente.
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahen procedimin e mëtejmë të katër projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.