Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane

, 19.03.2012




Në mbledhjen e Komisionit për Integrime Evropiane, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Lutfi Haziri, u shqyrtua dhe u përkrah Projektligji nr. 04/L-83 për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve, me amendamentet e komisionit funksional, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Përkrahjen e anëtarëve të komisionit e mori edhe Projektligji nr. 04/L- 98 për shërbimet e navigacionit ajror, si dhe Projektligji nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Më tej anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën me shumicë votash amendamentet e komisioneve funksionale për Projektligjin nr. 04/L-46 për Transmetimin Publik në Kosovë.

Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane