Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
, 22.03.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë,Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, në një mbledhje të mbajtur dje ka miratuar në parim Projektligjin për ndërmarrjet publike. Pas miratimit në parim nga ana e Komisionit, Projektligji për ndërmarrjet publike, do të procedohet sipas Rregullores së Punës së Kuvendit.