Lajmet e fundit
Deklaratë e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e arrestimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës
, 31.03.2012
Arrestimi i dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga ana e Policisë së Republikës së Serbisë është një akt i paskrupullt dhe provokues . Me këtë veprim krejtësisht të papranueshëm Policia e Serbisë atakon në mënyrë të pashembullt integritetin e Kosovës dhe acaron edhe më marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Këto dhe arrestimet e tjera të qytetarëve të Kosovës kurrsesi nuk i kontribuojnë ruajtjes së stabilitetit në mes dy shteteve dhe rajonit. Është koha që veprime të këtilla të pamatura e të dëmshme të ndërpriten, dhe njëherësh dy policët të lirohen menjëherë, theksohet në deklaratën e kryekuvendarit Krasniqi me rastin e arrestimit të dy pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.