Lajmet e fundit

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës

, 06.04.2012




Në vazhdimin e sotëm të seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga dr. Jakup Krasniqi, kryetar, një pjesë të së cilës e kryesoi nënkryetari,Xhavit Haliti, u shqyrtuan katër projektligje në shqyrtim të dytë. Me këtë rast, Kuvendi miratoi Projektligjin për Bibliotekat në Republikën e Kosovës, Projektligjin për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve, Projektligjin për lojërat e fatit dhe Projektligjin për fondet pensionale në Kosovë.

Në vijim u shqyrtua kërkesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës, për tërheqjen e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-168 për Turizmin dhe Shërbimet Turistike. Si në fjalën e kryetarit të Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion të Kuvendit të Kosovës, Zenun Pajaziti, ashtu edhe gjatë debatit, u tha se kjo kërkesë ka disa mungesa dhe se faji nuk mund t' i hidhet për asgjë këtij Komisioni, si pretekst për të tërhequr Projektligjin. Pas debatit, deputetet përkrahën tërheqjen e këtij Projektligji.

Deputetët pastaj shqyrtuan Planin Hapësinor të Zonës me interes të veçantë "Shtabi i Përgjithshëm i UÇK- së në Kleçkë dhe Divjakë", për të cilin në emër të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, foli Nait Hasani, i cili tha se ky Komision e ka shqyrtuar këtë Plan dhe e përkrah. Të gjithë diskutuesit përkrahnin realizimin e këtij plani, duke u mbështetur në kontributin e madh që ka pasur kjo zonë për veprimtarinë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe përgjithësisht të luftës për lirinë e Kosovës. Shih për këtë, vlerat e këtilla me rëndësi historike duhet të ruhen me dinjitet për brezat. Pas debatit Kuvendi miratoi Planin Hapësinor të Zonës me interes të veçantë "Shtabi i Përgjithshëm i UÇK- së në Kleçkë dhe Divjakë".

 

Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së KosovësVazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së KosovësVazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së KosovësVazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës