Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi uron qytetarët e besimit ortodoks

, 13.04.2012




Me rastin e festës së Pashkëve ortodokse kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, uron të gjithë qytetarët e besimit ortodoks të Kosovës.

"Të gjithë qytetarëve të besimit ortodoks të Kosovës ju uroj: Gëzuar për shumë mot festën e Pashkëve.

Uroj që në Kosovë të mbretërojë paqja, mirëkuptimi e toleranca", thuhet në urimin e kryeparlamentarit Krasniqi.

Kryekuvendari Krasniqi uron qytetarët e besimit ortodoks