Lajmet e fundit

Nga Komisioni për Bujqësi ...

, 23.04.2012




Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Nait Hasani, shqyrtoi Projektligjin për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore.

Këtë Projektligj, Komisioni e pat shqyrtuar në disa mbledhje paraprake, ndërkaq, pat vendosur t'mos e miratojë atë derisa të mos saktësohet se në kuadër të të cilit autoritet qeveritar do të funksionojë ky Agjencion. Sqarimet lidhur me këtë çështje, në emër të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinorë (MAPH), si sponzorizuese e Projektligjit, i bëri sekretari i kësaj Ministrie, Arben Çitaku. Ai njoftoi me këtë rast, se Ministria, bazuar edhe në rekomandimet e faktorëve relevant ndërkombëtarë, në bashkëpunim edhe me Zyrën e Kryeministrit janë pajtuar që Agjencioni i Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore të jenë nën mbikëqyrje të Zyrës së Kryeministrit. Pas kësaj, Komisioni i shqyrtoi amendamentet (13 sosh) dhe i miratoi ato.

Pas miratimit nga ana e Komisionit, Projektligji për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore, do të procedohet tutje sipas Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës.

 

 

Nga Komisioni për Bujqësi ...