Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim

, 18.05.2012




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Goran Marinkoviç- kryetar, u shqyrtuan dy projektligje: P/ligji nr.04/L-109 për komunikimet elektronike, me Raportin e Komisionit funkcional për Zhvillim Ekonomik, Tregti, Industri dhe Infrastrukturë me amendamente, si dhe P/ligji nr. 04/L-95 për diasporën e Kosovës, me Raportin e Komisionit funkcional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie, me amendamente.

Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të këtyre dy projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim