Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
, 23.05.2012
Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Safete Hadërgjonaj, kryetare e komisionit, ka përkrahur dy projektligje dhe një raport financiar.
Komisioni përkrahu Projektligjin për ndërtimin, me raportin me amendamente të komisionit funksional, si dhe tri amendamentet e grupit punues për Projektligjin për komunikimet elektronike, të cilat u proceduan për shqyrtim në komisionin funksional.
Pasi konstatoi se Projektligji për Ratifikimin e Këmbimit të Notave Diplomatike për Statusin e Forcave të Huaja mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk përmban implikime buxhetore shtesë, komisioni e përkrahu atë dhe e procedoi për në seancë plenare.
Me disa vërejtje, për në seancë u procedua edhe raporti (i plotësuar) financiar i Komisionit për Ndihmë Juridike për vitin 2011.