Lajmet e fundit

Grupi Parlamentar i deputetëve të rinj u takua me drejtoreshën e NDI-së

, 28.05.2012




Grupi Parlamentar i deputetëve të rinj, i kryesuar nga kryetarja e grupit, deputetja Ganimete Musliu, si dhe deputetët Burim Ramadani dhe Jeton Svirca, u takuan me drejtoreshën e NDI-së, znj.Laura Jafrey, për të zyrtarizuar bashkëpunimin në mes Grupit Parlamentarë të Deputetëve të Rinj dhe NDI-së.
Fillimisht Musliu njoftoi Jafrey me punën e GDR-së duke theksuar faktin se GDR-ja nuk punon në baza partiake. "Termi pozitë-opozitë nuk zënë vend në këtë grup, pasi që qëllimi kryesor i këtij grupi është përfaqësimi i të rinjve në institucionin ligjvënës", tha deputetja Musliu duke përmendur kështu edhe bashkëpunimet që ka ky grup me OJQ-të rinore, me këshillin e nxënësve dhe me organizata studentore. Ndërkaq, theksoi edhe problemet me të cilat ballafaqohet sot rinia e vendit.
Duke e vlerësuar lart rolin e NDI-së dhe punën e tyre në Kosovë, deputetja Musliu ftoi NDI-në që të bashkëpunojë edhe me GDR-në duke kërkuar kështu edhe përkrahjen e tyre në idetë dhe iniciativat që marrin.
Me këtë rast znj. Laura Jafrey përkrahu punën e GDR-së, me theks të veçantë takimet që bënë ky grup nëpër komuna të ndryshme.

Si aktivitet i parë i mbështetur nga NDI, nesër në Prishtinë GDR do të organizoj një konferencë me temën " Roli i të rinjëve kundër korrupsionit, si ta ndërprejmë këtë cikël" .

 

Grupi Parlamentar i deputetëve të rinj u takua me drejtoreshën e NDI-së