Lajmet e fundit
, 06.02.2007
Të premten deputetët diskutojnë për Pakon e Ahtisarit
Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me shefat e grupeve parlamentare është vendosur që të premten, më 9 shkurt, deputetët të diskutojnë për Planin e emisarit të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari.
Diskutim publik lidhur me Ligjin për trajtimin e ndërtimit ilegal
Me nxjerrjen e këtij Ligji para së gjithash dëshirohet që të bëhet legalizimi i ndërtimeve të reja që janë ndërtuar në mënyrë ilegale, përkatësisht pa leje të organeve urbanistike të komunave, por që janë në harmoni me planet urbanistike komunale
Komisioni për Shërbime Publike... vizitoi Komunën e Novo Bërdës
Kryetari i Komunës së Novo Bërdës, z. Petar Vasiq tha se kemi probleme nga lëmi social dhe ekonomik, ndërsa kjo komunë deri më sot nuk ka pasur ndonjë problem të natyrës ndëretnike