Lajmet e fundit
2007
- , 29.06.2007
Nga vazhdimi i seancës plenare
Debatohet për zbatim të Rekomandimeve të Kuvendit dt. 7 korrik 2005, për pensionistët Çështja e pensionistëve të jetë prioritet i përhershëm i Qeverisë së Kosovës Të procedohet me Projektligjin për sigurim pensional dhe invalidor dhe të hiqen bllokadat për miratimin e Ligjit të punës Seanca ka shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin...
- , 29.06.2007
Rekomandimet e Kuvendit për licencën dhen kompanisë “Kosovo Resorce Company L.L.C.”
Auditori i Përgjithshëm të vlerësojë ligjshmërinë dhe konfliktin e interesit, me rastin e dhënies së licencës për hulumtim-eksplorim në lokacionin e Drazhnjes, Kompanisë ,,Kosovo Resources LLC” nga KPMM-ja
- , 28.06.2007
Nga punimet e seancës plenare
Ministrat e resoreve u përgjigjen pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës. Në seancë u zhvillua debat i gjerë për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë, si dhe për Rininë në Kosovë.
- , 28.06.2007
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e UNMIK-ut, Ryker
U bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut në këtë fazë të zhvillimit të procesit për definimin e statusit të Kosovës Pavarësia është e pashmangshme dhe kjo do të jetë rezultati përfundimtar i procesit në të cilin ndodhemi Në nivelet më të larta të diplomacisë botërore po bëhen përpjekje intensive për ta...
- , 27.06.2007
Konkursi për Flamurin dhe Stemën e Kosovës
Ekipi i Unitetit të Kosovës ka shpallur konkursin për Flamurin dhe Stemën e Kosovës, të cilin të plotë mund ta gjeni në shtypin ditor të Kosovës, të datës 13 qershor 2007 dhe në web faqen e Kuvendit, në rubrikën “Dokumentet”.
- , 27.06.2007
Prezantohen në Kuvend Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit
Në takim merrnin pjesë përfaqësuesit e të gjitha organizatave të OKB-së në Kosovë, kryeparlamentari Berisha dhe deputetë nga radhët e komisioneve parlamentare Raportet e paralajmërimeve të hershme tregojnë se në disa sektorë të jetës në Kosovë ka përmirësime, por në disa të tjerë janë shënuar ngecje dhe rënie Zhvillimi i ulët...
- , 26.06.2007
Dëgjim Publik nga Komisioni Parlamentar për Arsim...
Donatorët sugjerojnë hartimin e prioriteteve për fushën e arsimit në mënyrë që të sigurohet mbështetje më e mirë
- , 26.06.2007
Udhëheqja e Kuvendit priti një delegacion të Bundestagut gjerman
Vonimi i miratimit të Rezolutës në KS të OKB-së ka shkaktuar zhgënjim tek qytetarët Me Serbinë mund të bisedohet vetëm për çështje të pas statusit Shtetet e Unionit Evropian e kuptojnë seriozitetin e gjendjes dhe vlerësojnë se statusi i Kosovës duhet të përcaktohet sa më parë Gjermania do ta mbështesë Kosovën në planin e funksionimit...
- , 25.06.2007
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Bashkësive dhe Kthim i Kuvendit të Kosovës vizitoi Gjakovën
Gjatë qëndrimit në Komunën e Gjakovës, anëtarët e Komisionit vizituan lagjen Kolonia e Duhanit ku jetojnë pjesëtarët e bashkësisë etnike egjiptiane
- , 21.06.2007
Nga punimet e seancës plenare
Ministrat e resoreve u përgjigjen pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë së Kosovës. Ministri Çeku paraqet interpelancë lidhur me dhënien e licencës për hulumtim të mineraleve nga ana e KPMM-së ( në seancën e ardhshme pritet të miratohen rekomandimet për këtë çështje). Nuk kaloi kërkesa e GP për Integrim për shqyrtim të tejkalimit të...
- , 21.06.2007
Nga vizita e Grupit të deputeteve të Kuvendit të Kosovës në Shkup
Takime të frytshme me Lobin e grave, me Grupin Joformal të Deputeteve të Kuvendit të Maqedonisë dhe me Komisionin parlamentar për mundësi të barabarta
- , 20.06.2007
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të Zyrës së Sllovakisë në Prishtinë, Miloslav Nad
Bashkëpunimi i Kuvendit të Kosovës me parlamentet e disa vendeve evropiane është treguar shumë i dobishëm Diplomati sllovak rikonfirmoi qëndrimin e qeverisë së vendit të tij për të mbështetur pavarësinë e Kosovës, sikurse edhe vendet e tjera të BE-së Kosovarëve u nevojitet durim dhe qetësi në rrugën e tyre drejt realizmit të synimeve
- , 19.06.2007
Fjala e kryeparlamentarit Berisha në tryezën e NDI-së
- , 19.06.2007
Nga Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Kërkohet qëndrim unik sa i përket hapsirës së parqeve nacionale
- , 18.06.2007
Dëgjim publik në Komisionin për Arsim...
Bëhej apel që të zgjidhet çështja e prokurimit në mënyrë që objekti i Akademisë të fillojë së ndërtuari sa më parë, përderisa janë të siguruara mjetet. Do të ishte paradoksale që mjetet të qëndrojnë në bankë, ndërsa akademikët nuk kanë as kushtet më elementare për punë.
- , 18.06.2007
Komisioni për Bashkëpunim Ndërkombëtar e mbështeti Raportin e këshilltarit për integrim evropian, Alain Barrau
Raporti parasheh krijimin e Komisionit për punë të jashtme dhe ati për Çështje evropiane Themelimi i Komisionit për Integrim Evropian do të mbulojë të gjitha iniciativat e politikave dhe legjislacionit evropian në Kuvendin e Kosovës dhe, në përgjithësi, futjen e tyre në demokracinë e vendit Raporti flet edhe për krijimin në të ardhmen të...
- , 18.06.2007
Nga mbledhja e Komisionit Legjislativ...
U miratua propozimi i Grupit Punues të Komisionit, për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullave të procedurës të Kuvendit për emërimin e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësve të tij U insistua që konkursi për Avokatin e Popullit të shpallet sa më parë Të eliminohen mundësitë e bllokadave të përhershme për zgjedhjen e këtij institucioni...
- , 18.06.2007
Kryeparlamentari Berisha priti përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Frode Mauring
Aktivitetet kryesore zhvillohen kryesisht nëpërmjet projekteve në fushat e rikthimit, të sigurisë, sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe formave të krimit të organizuar, forcimit të kapaciteteve qeverisëse, si në nivel qendror, ashtu edhe në atë lokal, si dhe në mbrojtjen e ambientit
- , 14.06.2007
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Përcaktohet rendi i ditës për dy seancat e radhës Në seancën e 21 qershorit Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve Ministri Ethem Çeku pritet të paraqitet në interpelancë Do të shqyrtohen gjashtë projektligje Në seancën vijuese të 28 qershorit do të shqyrtohen dy projektligje dhe do të debatohet për regjistrimin e...
- , 14.06.2007
Kryeparlamentari Berisha priti të ngarkuarin për çështjen e Kosovës në Ambasadën e Spanjës në Beograd, z. Miguel Angel Vecino
Për thellim të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Spanjës Ta mbështetni pavarësinë e Kosovës, por edhe rrugën e anëtarësimit të saj sa më të shpejtë në UE
- , 14.06.2007
NDI i dhuron libra bibliotekës së Kuvendit të Kosovës
Materialet burimore do të sigurojnë informata parlamentare për deputetët e Kuvendit
- , 13.06.2007
Grupi Joformal i Deputeteve takoi ish senatoren kanadeze, Sarmit Bulte
Ish senatorja kanadeze Znj. Sarmite Bulte përgëzoi Grupin për punën e bërë deri më tash si dhe e informoi ate me organizimin dhe aktivitetet e Grupit të deputeteve kanadeze, si dhe përcolli përvojat e mira që mund të ndihmojnë në punën e mëtutjeshme të Grupit të Deputeteve.
- , 13.06.2007
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Projekti i autostradës Morinë-Merdare është përfunduar, por priten paratë dhe shpallja e Ligjit për Shpronësim
- , 13.06.2007
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Siguri
Përkrahet procedimi i Projektligjit për dokumentet e udhëtimit në lexim të parë në Kuvend
- , 12.06.2007
Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa
- , 12.06.2007
Kryeparlamentari Berisha priti një grup bursistësh të Fondacionit Konrad Adenauer–Stiftung
Mbështetja e studentëve me bursa është investim i mirë për të ardhmen e Kosovës Studentët mezi presin t’ia fillojnë punës dhe t’i shërbejnë përparimit të vendit
- , 11.06.2007
Nga mbledhja e Komisionit Legjislativ...
E gjithë proceduara e përgatitjes dhe e miratimit të Kushtetutës të kalojë nëpërmjet Kuvendit të Kosovës dhe mekanizmave të tij Krijohet Grupi Punues për harmonizimin e rregullave dhe proceduarave për emërimin e Avokatit të Popullit Kufizimi i kohës për debat, sipas fuqisë së grupeve parlamentare, bie ndesh me parimin për të drejta të...
- , 07.06.2007
Kryeparlamentari Berisha priti grupin e asistentëve legjislativ të NDI-së
Kuvendi i Kosovës ka përfituar shumë nga ekspertët e Institutit Nacional Demokratik Komisionet parlamentare mbajnë mbi supe barrën më të madhe të punës në Kuvendin e Kosovës, prandaj do të vazhdojë mbështetja për ato nga ekspertë të NDI-së
- , 07.06.2007
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
- , 06.06.2007
Kryeparlamentari Berisha priti deputetin gjerman, Manfred Grund
Është e rëndësishme që Rezoluta të miratohet sa më shpejt dhe pa vonesa, sepse shumë procese, si ato politike, ekonomike e sociale janë bllokuar në mungesë të statusit Gjermania e mbështet planin e Ahtisarit dhe është e interesuar që zgjidhja e statusit të Kosovës të bëhet sa më shpejt, duke u bazuar në këtë Plan Mbështetja e deritashme...
- , 05.06.2007
U mbajt Java e Kuvendit në Prishtinë
Kryeparlamentari Berisha bashkë me anëtarët e Kryesisë dhe deputetët nga rajoni i Prishtinës bashkëbiseduan me nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës, me qytetarë të kryeqytetit dhe me deputetët e Asamblesë komunale të Prishtinës, si dhe me përfaqësues të pushtetit lokal të qendrave përreth Prishtinës Parlamentarët e Kosovës njoftohen...
- , 05.06.2007
Një grup studentësh nga Beogradi dhe Prishtina u prit në Kuvendin e Kosovës
Kryeparlamentari Berisha, por edhe deputetët Hyseni dhe Nojkiq u folën studentëve për të arriturat e Kuvendit të Kosovës, për punën e legjislativit në këtë periudhë të përcaktimit të statusit të vendit, por edhe për vështirësitë me të cilat ballafaqohen përfaqësuesit e popullit
- , 04.06.2007
Nga vazhdimi i punimeve të seancës plenare (dita e tretë)
Nuk votohet asnjëri nga kandidatët për Komisionin e Konkurrencës Kalojnë testin e votës së deputetëve shtatë kandidatë për anëtar në Këshillin e Ujërave Mbështetet edhe emërimi i anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës Qeverisë i kthehen për rihartim katër projektligje Kuvendi i Kosovës miratoi Rezolutën...
- , 04.06.2007
Rezolutë kundër krimeve në kibernetikë
- , 04.06.2007
Mbahet “Java e Kuvendit” në Prishtinë
- , 02.06.2007
Nga vazhdimi i punimeve të seancës plenare
Ka vazhduar debati i deputetëve për Raportin e Qeverisë së Kosovës për punën njëvjeçare 2006. Është zhvilluar debat edhe për ndryshimin e tarifave dhe të politikave në sektorin e energjisë. Debati për rininë e Kosovës është shtyrë për ndonjë seancë tjetër.
- , 01.06.2007
Kryeparlamentari Berisha priti përfaqësuesit e Asamblesë Komunale të Fëmijëve të Prishtinës dhe Ambasadorët e Vegjël
Kosova shumë shpejt do të fitojë pavarësinë Madje, ne qysh tash po punojmë për Kosovën e pas statusit Do të krijohen kushte që Kosova të ecën shumë më shpejt drejt një të ardhme më të lumtur