Lajmet e fundit
2007
- , 28.09.2007
Nga takimi i Grupit të Grave Parlamentare me organizime të tjera të grave
Koordinim maksimal i të gjitha aktiviteteve në përkrahje r grave kandidate në zgjedhjet e ardhshme Të sigurohet vizibilitet më i madh për gratë kandidate si dhe të vihen në theks kualifikimet profesionale, eksperienca në politikë dhe aftësitë individuale të tyre
- , 28.09.2007
Nga Mbledhja e Komisionit për Arsim...
U vlerësua pozitivisht raporti i dytë mbi Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit (OZHM-së) për Kosovën
- , 27.09.2007
Nga punimet e seancës plenare
Ministrat e resoreve iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e Qeverisë. Deputetët shqyrtuan nëntë projektligje, tri nga të cilat burojnë nga Pakoja e Ahtisarit. Për mungesë kuorumi nuk është arritur të miratohet ndryshimi dhe plotësimi i Rregullores së punës të Kuvendit.
- , 26.09.2007
Përfaqësuesi i SHPK-së raportoi para Komisionit për Siguri
Udhëheqësi i Policisë Kriminale ka dhënë shpjegime për hetimet e deritashme për ndriçimin e shpërthimit të datës 24 shtator, në lagjen e Dardanisë, dhe u është përgjigjur pyetjeve të deputetëve, anëtarë të komisionit, lidhur me rrjedhën e hetimeve
- , 25.09.2007
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seanca plenare e Kuvendit do të mbahet më 27 shtator Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e Qeverisë Do të shqyrtohen nëntë projektligje Në funksion të mbarëvajtjes së punës së Kuvendit deri në fund të kësaj Legjislature, Kryesia u ka rekomanduar komisioneve parlamentare që të mos planifikojnë udhëtime...
- , 25.09.2007
Debati publik për Projektligjet për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara
Me këto ligje afro 150.000 persona konsiderohen që janë në Kosovë me aftësi të kufizuara fizike që përfitojnë jo vetëm mbrojtje materiale dhe në ndonjë mënyrë siguri, por njëherazi integrohen në poret e jetës dhe të punës në tërësi
- , 24.09.2007
Kryeparlamentari Berisha dënoi shpërthimin e mbrëmshëm në Prishtinë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha ka dënuar fuqishëm aktin e vrasjes së dy qytetarëve nga shpërthimi i ndodhur mbrëmë vonë në Prishtinë
- , 24.09.2007
Kryeparlamentari Berisha priti në takim lamtumirës Shefin e OSBE-se, Vnendt
Vnendt pohon se largohet me ndjenja të fuqishme pikëllimi, por dhe krenar për faktin se ka ndihmuar në forcimin e institucioneve demokratike të Kosovës Berisha e falënderon për kontributin e tij personal dhe ndihmën e pakursyer të OSBE-së për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës dhe të institucioneve të tjera të vendit Bashkëpunimi i OSBE-së me...
- , 24.09.2007
Hydajet Hyseni po marr pjesë në Asamblenë e Federatës Botërore për Paqe Universale
- , 23.09.2007
Kryeparlamentari Berisha ngushllon familjen Lila dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal
Kryetari Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me rastin e vdekjes së zëvendësministrit të pushtetit lokal , Aziz Lila ka dërguar telegram ngushllimi familjes Lila dhe Ministrisë së Pushtetit Lokal .
- , 21.09.2007
Kryeparlamentari Berisha takoi kryetarët e komisioneve parlamentare
U diskutuan mundësitë e përshpejtimit të shqyrtimit të projektligjeve në procedurë, si dhe të miratimit të tyre deri në fund të kësaj legjislature Ende nuk janë nënshkruar nga PSSP-ja 27 ligje të miratuara në Kuvend, disa prej të cilave që nga viti 2005 dhe 2006 Në procedurë parlamentare gjenden 25 projektligjeve Kryetarët e komisioneve...
- , 20.09.2007
Drejtuesit e Komisionit Legjislativ dhe të atij për Komunitete takuan PSSP-në të OKB-së për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, Znj. Hina Jilani
U bisedua për nivelin e realizimit të drejtave të njeriut në Kosovës, për problemet në këtë fushë të ndjeshme dhe synimet e vazhdueshme për përmirësimin e tyre
- , 20.09.2007
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës
Ligji i Punës vetëm për një vit do ta ngarkonte Buxhetin e Kosovës për 23 milion euro Nga ana e donatorëve për Kosovë, për periudhën 2008-2010 do të duhej të siguroheshin 1 miliard e 200 milionë euro
- , 20.09.2007
Një delegacion i Komisionit Parlamentar për Bujqësi vizitoi Parlamentin e Maqedonisë
Vizita ishte në kuadër të përgatitjeve për konferencën rajonale për çështjet mjedisore, e cila do të mbahet në Prishtinë më 18 tetor të këtij viti
- , 17.09.2007
Nga vazhdimi i seancës plenare
U miratuan dy projektligje Shtyhet miratimi i Projektligjit për ushqimin për shkak të qëndrimit jounik të dy komisioneve parlamentare rreth Agjencionit të Ushqimit Kuvendi miratoi Komisionin Ad Hoc për emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së, si dhe propozimet e partive parlamentare për anëtarë në Komisionin Ad Hoc të Kuvendit për emërimin e...
- , 14.09.2007
Nga punimet e seancës plenare
Kryeministri Çeku dhe ministrat e resoreve iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e Qeverisë Ministri i Arsimit, Veliu, u paraqit në interpelancë me kërkesë të ORA-s, kurse deputetët nuk mbështetën kërkesën e këtij grupi parlamentar për të shfuqizuar Udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit për reformat në klasat e...
- , 12.09.2007
Kryeparlamentari Berisha përgëzon besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit
- , 12.09.2007
Kryeparlamentari Berisha priti delegacionin e organizatës “ProKosova” nga Zvicra
“Kosova ka nevojë për ambasadorë siç jeni ju”, u tha kryeparlamentari Berisha mysafirëve nga Zvicra, duke kërkuar nga ata që ta prezantojnë Kosovën në shtetin e tyre ashtu si është dhe ashtu si e shohin ata vetë
- , 12.09.2007
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç
Kryeparlamentari Berisha falënderoi shefin e ri të Zyrës Ndërlidhëse të Turqisë në Kosovë, Mustafa Sarniç, për përkrahjen që po i jep Turqia Pakos së presidentit Ahtisari dhe tha se Kosova do të kërkojë që Turqia të njohë pavarësinë e Kosovës
- , 11.09.2007
Debat publik lidhur me vendimin Qeverisë së Kosovës rreth shpalljes së zonës me rëndësi të veçantë shoqërore përmes secilës kalon autostrada Morinë-Merdar
Autostrada Morinë-Merdar do t'i ketë dy korridore (korridori 6 dhe 7), do të jetë e gjatë 118,45 km., do të ketë gjithsej 9 nyje, 3 vend parkime, 105 ura, 3 tunele dhe do të kushtojë 650 milionë €, ndërsa fillimi i punimeve në ndërtimin e kësaj autostrade është planifikuar për vitin e ardhshëm
- , 11.09.2007
Deklaratë e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, me rastin e 6-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 Shtatorit 2001 në SHBA
- , 10.09.2007
U përurua biblioteka e Kuvendit në ambiente të reja
Kjo ndërmarrje është mbështetur nga Biblioteka Kombëtare dhe Universitare dhe nga Projekti për Mbështetje të Kuvendit të Kosovës
- , 10.09.2007
Fjalë rasti e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, në ceremoninë e hapjes në ambijente të reja të Bibliotekës së Kuvendit të Kosovës
- , 10.09.2007
Kuvendi dorëzoi Planin e implementimit të rekomandimeve
Kuvendi i Kosovës i ka dorëzuar Zyrës së Revizionit Gjeneral planin mbi implementimin e rekomandimeve, të parapara me Raportin final
- , 10.09.2007
Pasqyra e Rekomandimeve nga ZRGJ te implementuara nga Kuvendi
- , 08.09.2007
Kryeparlamentari Berisha priti kryetarin e Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama
Është biseduar për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve dhe subjekteve politike të dy vendeve, për zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Kosovë dhe për procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës Shqipëria po e bënë atë që është e nevojshme dhe e mundshme në këto rrethana Territori i Kosovës është një, i pandashëm i pacenueshëm dhe...
- , 07.09.2007
Kryeparlamentari Berisha priti shefin e ri të Zyrës Austriake në Prishtinë, Gernot Pfandler
Vlerësohet qasja konstruktive e palës kosovare edhe në bisedimet shtesë Shfaqet shpresë se deri në fund të këtij 120 ditshi do të arrihet konsensus i plotë i të gjitha vendeve të BE-së lidhur me statusin e Kosovës Gatishmëri për të vazhduar traditën e deritashme të bashkëpunimit të ndërsjellë, sidomos për mbështetjen e arsimin në...
- , 06.09.2007
Kryeparlamentari Berisha priti një grup të rinjsh nga Vlora
Vlerësohet lartë bashkëpunimi me Kuvendin e Shqipërisë si dhe me institucionet e tjera Shumë i rëndësishëm komunikimi i pjesëtarëve të brezit të ri Të rinjtë e Vlorës shprehin dëshirat që populli i Kosovës ta gëzojë sa më parë ditën e pavarësisë
- , 06.09.2007
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seanca plenare e Kuvendit do të mbahet më 14 shtator Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve lidhur me punën e Qeverisë Ministri i Arsimit, Veliu, do të paraqitet në interpelancë me kërkesë të grupit Parlamentar të ORA-s Do të shqyrtohen nëntë projektligje Në seancë do të shqyrtohet propozimi i grupeve parlamentare për...
- , 05.09.2007
Udhëheqja e Komisionit Legjislativ priti ekspertët e Qendrës Ndërkombëtare për Tranzicion Demokratik
Temë bisede ishte funksionalizimi i institucionit të Avokatit të Popullit në Kosovë
- , 03.09.2007
Kryeparlamentari Berisha priti lordin Russell Johnston
Lordi Johnston këtë vizitë në Kuvendin e Kosovës e bën në kuadër të përgatitjes së një raporti që do ta paraqesë para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës
- , 03.09.2007
Nga mbledhja e Komisionit Legjislativ...
Komisioni ka shqyrtuar Raportin e punës së Ombudspersonit për periudhën korrik 2006- korrik 2007, ka formuar Panelin Rekrutues për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën e Avokatit të Popullit, si dhe ka shqyrtuar bazën juridike në Kornizën Kushtetuese të disa projektligjeve në procedurë parlamentare
- , 03.09.2007
Kryeparlamentari Berisha priti komandantin e ri të KFOR-it, gjenerallejtënant Xavier de Marnhac
Ofrohet ndihmë e Parlamentit në të gjitha segmentet e bashkëpunimit me KFOR-in Shprehet vendosmëria për angazhim maksimal në përmbushjen e misionit të KFOR-it, e që është paqja dhe stabiliteti në Kosovë