Lajmet e fundit
2008
- , 31.01.2008
Nga punimet e seancës plenare
Kompletohen dymbëdhjetë komisione parlamentare. Slobdan Petroviq dhe Xhezair Murat zgjedhen anëtarë të Kryesisë. Hapet rruga edhe për një anëtar shtesë nga radhët e AAK-së
- , 31.01.2008
Kryeparlamentari Krasnqi mbajti një ligjëratë para studentëve të Universitetit Amerikan në Prishtinë
Konfliktin shqiptaro - serb, fillim e mbarim e karakterizoi lufta për territore, i cili gjatë shekullit 19 u karakterizuan nga projektet serbe të dëbimit, shfarosjes dhe gjenocidit serb mbi shqiptarët. Flijimet e shqiptarëve bëheshin për shtet të pavarur dhe sovran. Kuvendi i Kosovës së shpejti do të shpallë Deklaratën e Pavarësisë së ...
- , 30.01.2008
U mbajt dita e tretë e Programit hyrës për deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës
Përvoja që ndihmojnë deputetët e rinj. Temë bosht ishte funksioni mbikëqyrës
- , 30.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi pret në një takim lamtumirës stafin e Projektit për Mbështetjen e Kuvendit të Kosovës
Vlerësohet angazhimi i Projektit për punë më të suksesshme të administratës së Kuvendit, të komisioneve parlamentare, grupeve parlamentare dhe deputetëve. Kuvendi do të vazhdojë të jetësojë përvojat e fituara. Pas pavarësisë së vendit, Kuvendi do ta ngritë cilësinë e bashkëpunimit me parlamentet e vendeve të Unionit Evropian
- , 29.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e OSBE-së në Prishtinë, z. Tim Guldiman
U vlerësua lart mbështetja që i dha OSBE-ja mbarë proceseve të demokratizimit në Kosovë, por sidomos sa i përket ndihmës që ajo i ofroi Kuvendit të Kosovës në lëmin e legjislacionit gjatë dy legjislaturave të kaluara
- , 29.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës së Holandës në Prishtinë, znj.Margriet Struijf
Holanda mbështet proceset rreth përcaktimit përfundimtar të statusit të Kosovës
- , 29.01.2008
Dita e dytë e Programit hyrës për deputetë e rinj
Deputetët të ndjejnë përgjegjësinë e të qenit përfaqësues të popullit sipas modelit të Kushtetutës Amerikane: “ Ne qytetarët ...jemi sovran”. Jepen shpjegime të thukëta për gjithë procesin e hartimit të legjislacionit nga Qeveria dhe ministritë, si dhe për procedurat e miratimit të tyre në Kuvend.
- , 29.01.2008
Dita e tretë e programit hyrës për deputetë e rinj të Kuvendit të Kosovës
- , 28.01.2008
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
SeancA e radhës e Kuvendit të Kosovës mbahet më 31 janar. Shefat e grupeve parlamentare i kanë propozuar emrat e kryetarëve dhe zëvendëskryetarëve të komisioneve parlamentare Anëtar Kryesie nga radhët e komunitet serb do të jetë deputeti, Slobodan Petroviq. Seancës plenare i kalon edhe kërkesa e Grupit Parlamentar të AAK-së për zgjerimin e...
- , 28.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtorin e Unionit Evropian të Transmetimeve, Fritz Pleitgen
- , 28.01.2008
Dita e dytë e programit hyrës për deputetë e rinj të Kuvendit të Kosovës
- , 26.01.2008
Presidenti i Shqipërisë, prof.dr. Bamir Topi, i shoqëruar edhe nga kryeparlamentari Krasniqi bëri homazhe mbi varret e Jasharajve në Prekaz
Me zemër e me shpirt gjithnjë kemi qenë me ju, tha në fillim të fjalës së tij presidenti Topi. Tragjedia që pësuat ishte shumë e rendë, por vepra dhe flijimi i Jasharajve është madhor dhe gjithnjë do të gëzojë respektin e shqiptarëve kudo që jetojnë ata. Derisa armiqtë mendonin se shtypën rezistencën, heroizmi i Jasharajve mobilizoi ...
- , 25.01.2008
Mbledhje solemne e Kuvendit të Kosovës me rastin e vizitës së presidentit të Shqipërisë, prof.dr. Bamir Topi
Në Kosovë po fryn një erë e re demokratike dhe prosperuese drejt integrimeve evropiane. Kosova e pavarur në ecje drejt Brukselit do të jetë burim paqeje dhe prosperiteti. Proceset demokratike që po zhvillohen në Kosovë janë të palëkundshme, ajo ka kapacitete të duhura shtetformuese, theksoi para deputetëve, presidenti i Shqipërisë Bamir Topi
- , 25.01.2008
Fjala përshëndetëse e Kryetarit, Jakup Krasniqi me rastin e vizitës së Presidentit Topi në Kuvendin e Kosovës
- , 25.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti zëvendësndihmësen e Sekretares Amerikane të Shtetit, Rosemary Di Carlo
SHBA-të janë të përkushtuara për zgjidhje të shpejtë të çështjes së Kosovës. Do të punohet në mënyrë të përshpejtuar për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës së vendit, të ligjeve që dalin nga Pakoja e Ahtisarit dhe simboleve shtetërore të Kosovës. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të bien pre e nxitjeve dhe provokime që synojnë...
- , 25.01.2008
Nga mbledhja e shefave të grupeve parlamentare
- , 24.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti udhëheqjen e Kolegjit Turk të Prishtinës
- , 24.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti zëvendëskomisionerin e SHPK-së, Sheremet Ahmeti
Nuk ka ndonjë indikacion për përkeqësim të gjendjes së sigurisë në Kosovë. Punonjësit e Shërbimit Policor të Kosovës do të jenë shumë vigjilentë dhe të mobilizuar për ta kontrolluar gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe pamundësuar aktivitete që e destabilizojnë vendin
- , 24.01.2008
Programi hyrës pesë-ditor për deputetë e rinj
Të zgjedhurit për herë të parë në legjislativin e vendit u njoftuan për mënyrën e funksionimit të Kuvendit, detyrat dhe përgjegjësitë e deputetit. Ndër përgjegjësitë e Kuvendit në këtë moment kthese për Kosovën janë: Akti për shpalljen e pavarësisë së vendit, ligjet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit dhe miratimi i simboleve shtetërore të...
- , 24.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës së Greqisë në Prishtinë z. Nicolaos Kanellos
Greqi kurrë nuk ka pasur mëdyshje në çështjen e zhvillimit të Kosovës drejt Evropës
- , 24.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti edhe shefin e Zyrës së Malajzisë në Prishtinë, z. Mustafa HJ. Mansor
- , 24.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës së Bullgarisë në Prishtinë, z. Nikolay Kolev
Mirënjohje për qëndrimin parimor të Bullgarisë rreth zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës
- , 23.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti rektorin e UP-së, prof. dr. Enver Hasani
Do të bëhet gjithçka që është e mundur në kuadër të ligjit për të ndihmuar sendërtimin e reformave në procesin e studimeve
- , 23.01.2008
Përfundon punën Projekti për Mbështetjen e Kuvendit të Kosovës
Mbështetja e katër parlamenteve në kuadër të Konzorciumit të Financuar nga Unioni Evropian, ka kontribuuar shumë për punë më të suskeshme të administratës së Kuvendit, të komisioneve parlamentare dhe të deputetëve. Kuvendi i Kosovës është i interesuar ta vazhdojë bashkëpunimin në një nivel tjetër me parlamentet e vendeve të Unionit...
- , 23.01.2008
Fillon programi hyrës për deputetë e rinj të Kuvendit të Kosovës
- , 22.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi familjen Jashari
Në dhjetëvjetorin e sulmit të dytë mbi Jasharajt, kryeparlamentari Krasniqi viziton familjen Jashari dhe bën homazhe tek varri i komandantit Adem Jashari dhe varret e Jasharajve të tjerë. Lufta çlirimtare e filluar në Prekaz u përhap në gjithë Kosovën dhe u bë gurthemel i pavarësisë së vendit.
- , 22.01.2008
Mbahet Forumi ndërkombëtar “Parlamenti dhe Shoqëria Civile-Këmbimet e përvojave më të mira”
Forumi i financuar nga Projekti i BE-së : "Mbështetje e Mëtejme Kuvendit të Kosovës" u mbajt nën patronazhin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasiniqi, i cili mbajti edhe një fjalë hyrëse në këtë aktivitet
- , 22.01.2008
Fjala e Jakup Krasniqit, kryetar i Kuvendit të Kosovës, mbajtur në Forumin ndërkombëtar “Parlamenti dhe shoqëria civile”
Transparenca dhe llogaridhënia e parlamentit ndaj qytetarëve janë ndër standardet kryesore të demokracisë parlamentare, vlera të cilat institucionet e Kosovës janë zotuar se do t’i promovojnë
- , 22.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës së Suedisë në Prishtinë, znj. Ann-Sofie Nilsson
- , 22.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës së Finlandës në Prishtinë, znj. Kristina Haikio
Shprehet mirënjohje ndaj interesimeve të Finlandës për proceset politike në Kosovë
- , 21.01.2008
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës më 25 janar. Deputetëve do t’u drejtohet me një fjalë përshëndetëse presidenti i Shqipërisë Bamir Topi. Kryesia ka vendosur përfundimisht për kryesimin e komisioneve nga grupet parlamentare dhe për numrin e anëtarëve të tyre në çdo komision
- , 21.01.2008
Takim i Këshillit Drejtues të Projektit “Mbështetje e Mëtejme për Kuvendin e Kosovës”
- , 18.01.2008
Tim Guldimann uron kryeparlamentarin Krasniqi
Kryesuesi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Tim Guldimann, i ka dërguar një telegram urimi kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, me rastin e zgjedhjes kryetar i Kuvendit.
- , 18.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës së Gjermanisë në Prishtinë, z. Karl Wokalek
Gjermania dhe Bashkësia Evropiane do të jenë këtu edhe më tutje për të ndihmuar Kosovën. Mirëpo, Kosova shumë shpejt do të zhvillohet dhe do të qëndrojë në këmbë të veta
- , 18.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti një grup studentësh nga Venediku
Brenda pak javësh Kuvendi do ta shpallë Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, dhe menjëherë pas kësaj presim njohjen e pavarësisë së vendit, nga vendet e BE-së, nga SHBA-të dhe venet e tjera, anëtare të OKB-së. Në vend të konfrontimeve dhe konflikteve të vazhdueshme me Serbinë, dëshirojmë të kalojmë në partneritet, siç kanë bërë Franca...
- , 18.01.2008
Forum Ndërkombëtar
“Parlamenti dhe Shoqëria Civile"- Këmbimet e përvojave më të mira”
- , 17.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës Franceze në Kosovë, zonjën Delphine Borione
Franca përkrah fuqishëm Kosovën. Kryeparlamentari Krasniqi, nga ky takim, i ka dërguar një mesazh përshëndetjeje presidentit francez Sarkozi dhe ministrit të Jashtëm. Kouchner për mbështetjen e drejtë të çështjes së Kosovës
- , 17.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e deritashëm të Zyrës së Këshillit Evropës në Kosovë, z. Zurab Katchkatchvili
Në takim merrte pjesë edhe shefja e re e kësaj zyreje, Nanna Mgandotir. Kosova i përket Evropës dhe duhet të integrohet në strukturat e saj. Të mbështetet pavarësia e institucionit të Avokatit të Popullit
- , 17.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti edhe përfaqësuesit e USAID-it, UNDP-së dhe të NDI-së
- , 16.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti komandantin e KFOR-it, De Marnak
Thellim i bashkëpunimit të ndërsjellë për siguri të plotë në Kosovë
- , 16.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi është përgëzuar edhe nga komandanti i TMK-së, gjenerallejtënant, Sylejman Selimi
Trupat Mbrojtëse të Kosovës janë mekanizëm shumë i rëndësishëm profesional për mbrojtjen e interesave të qytetarëve të Kosovës. Legjislatura e re pritet të miratojë tri ligje shumë të rëndësishme për Forcën Mbrojtëse të Kosovës
- , 16.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti liderin e SLS-së, Petroviq
Grupi parlamentar i SLS-së ka arritur pajtimin për anëtarin e Kryesisë së Kuvendit dhe shefin e grupit. SLS-ja do të ndjekë politikë parimore institucionale dhe të bashkëpunimit
- , 16.01.2008
Kryeparlamentarit Krasniqi i arrijnë urime të shumta për postin e tij
Përfaqësues të institucioneve, të subjekteve politike dhe shoqatave nga gjithë hapësira kombëtare, si dhe nga dhe zyrat ndërkombëtare urojnë kreun e ri të legjislativit të vendit
- , 16.01.2008
Kryeparlamentarja e Shqiprisë Jozefina Topalli përgëzon kryeparlamentarin Krasniqi
Kur flasim për Kosovën, dy Kuvendet tona janë në të njëjtin valë, rrahin me të njëjtin ritëm dhe përshkohen nga e njëjta frymë e dëshirë: PAVARËSIA
- , 15.01.2008
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kuvendi do t’i ketë trembëdhjetë komisione të përhershme parlamentare. Anëtarët e zgjedhur të Kryesisë shprehen të vullnetshëm të punojnë së bashku për funksionalizimin e punës së Kuvendit. Ende nuk janë zgjedhur dy anëtarë të Kryesisë nga radhët e minoriteteve.
- , 15.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefen e Zyrës Amerikane në Prishtinë, Tina Kajdanov
U bisedua për thellimin e bashkëpunimit në planin e funksionalizimit të Kuvendit të Kosovës. Përgjegjësitë e Kuvendit në këtë moment historik për Kosovën janë të mëdha. Do të punohet me përqendrim të plotë për miratimin me kohë të ligjeve që burojnë nga pakoja e Ahtisarit dhe të Kushtetutë së Kosovës. SHBA-të do ta mbështesin...
- , 15.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi takohet me shefin e Zyrës së Sllovenisë në Prishtinë, z. Vojko Volk
Kosova të bëjë përgatitjet e duhura, në të gjitha aspektet, në ecje drejt përcaktimit të statusit përfundimtar dhe hyrjes në BE, gjithnjë duke u angazhuar edhe për thellimin e bashkëpunimit me fqinjët. Bashkëpunim mjaft i frytshëm ndërmjet Sllovenisë dhe Kosovës.
- , 15.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me shefin e Zyrës Britanike në Prishtinë, David Blunt
Kosova edhe më tutje do të ketë mbështetjen e plotë të Britanisë së Madhe në zhvillimet e mëtejme në vend
- , 15.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti edhe shefin e Zyrës së Shqipëerisë në Prishtinë, z. Arben Çeku
- , 14.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti ministrin e Jashtëm të Çekisë, Schwarzenberg
Çekia i gëzohet krijimit të institucioneve të Kosovës pas zgjedhjeve të nëntorit dhe do ta mbështes Kosovën në lëmin e ekonomisë dhe në çdo plan tjetër. Deklarata e Pavarësisë duhet të inkorporojë edhe parimet e Pakos së Ahtisarit. Pavarësia e Kosovës do të koordinohet me BE-në, SHBA-të komunitetitn ndërkombëtar Parlamenti...
- , 14.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti shefin e Zyrës italiane, Patrik Mur
Diplomati italian i uroi Krasniqit zgjedhjen në krye të Kuvendit të Kosovës dhe i përcolli atij përgëzimet e presidentit të Republikës, Napolitano, dhe të ministrit të jashtëm, D’Alema Gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit dhe koordimimit për çështjen e statusit të Kosovës.
- , 11.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryeadministratorin e Kosovës Ryker
Ryker dhe zëvendësi i tij Rossin urojnë për postin dhe për krijimin e institucioneve të Kosovës Gatishmëri e ndërsjellë për thellim të bashkëpunimit
- , 11.01.2008
Kryeparlamentari Krasniqi merr urime të shumta për postin e tij
Përfaqësues të institucioneve, të subjekteve politike dhe shoqatave nga gjithë hapësira kombëtare urojnë kreun e ri të legjislativit të vendit
- , 09.01.2008
Kuvendi zgjodhi udhëheqjen e re të Kosovës
Kryetar i Kosovës u rizgjodh Fatmir Sejdiu, kryetar i Kuvendit u zgjodh Jakup Krasniqi kurse kryeministër, Hashim Thaçi
- , 09.01.2008
Fjala e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit
Kemi për obligim që të vihemi në mbrojtje të vlerave, te kulturës e të traditës kombëtare, te vlerave të shoqërisë e të demokracisë evroperëndimore, në kërkim të së cilës ishin breza të tërë të Kosovës
- , 09.01.2008
Fjala e kryetarit të Kosovës , Fatmir Sejdiu, në mbledhjen e sotme të Kuvendit
Qytetarët e Kosovës dhe të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur që garuan në këto zgjedhje, treguan pjekurinë e lartë politike duke e kapërcyer suksesshëm këtë sprovë të madhe dhe duke dëshmuar kulturë të lartë politike dhe shtetformuese
- , 09.01.2008
Fjala e kryeministrit Hashim Thaçi në seancën e Kuvendit
Ne jemi duke u përgatitur që në fillim të pjesës se parë të këtij viti ta bëjmë Kosovën të pavarur dhe sovrane. Vend të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj
- , 09.01.2008
Përbërja e Qeverisë
- , 09.01.2008
Janë duke u përgatitur materialet për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës në ueb-faqen e Kuvendit
Shënimet për legjislaturën e deritashme mund të gjenden në arkivin e ueb-faqes së Kuvendit
- , 04.01.2008
U konstituua përbërja e re e Kuvendit të Kosovës
Komisioni për Mandate dhe Imunitete verifikoi mandatet e deputetëve, sipas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit Të 112 kuvendarët e pranishëm në seancë dhanë betimin solemn të deputetit Kryesia dhe kryetari i Kuvendit mbeti të zgjedhen të mërkurën e ardhshme Seancës konstituive të Legjislaturës së tretë iu drejtua edhe...
- , 03.01.2008
Deputetët e rinj pajisen me kartelat e deputetit
Një ditë para seancës konstitutive të përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, deputetët stërviten për votimin elektronik dhe përdorimin e pajisjeve në sallën e seancave, kurse ata i pret dhe i përshëndet kryeparlamentari Berisha
- , 02.01.2008
Seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet të premten, në orën 14
Deputetët do të japin betimin dhe do të zgjedhin udhëheqjen e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës
- , 02.01.2008
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Berisha, ngushëlloi familjen Kiseri
Kiseri ishte atdhetar i devotshëm për demokraci dhe pavarësi të Kosovës