Lajmet e fundit
, 09.01.2008
Kuvendi zgjodhi udhëheqjen e re të Kosovës
Kryetar i Kosovës u rizgjodh Fatmir Sejdiu, kryetar i Kuvendit u zgjodh Jakup Krasniqi kurse kryeministër, Hashim Thaçi
Fjala e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në seancën e sotme të Kuvendit
Kemi për obligim që të vihemi në mbrojtje të vlerave, te kulturës e të traditës kombëtare, te vlerave të shoqërisë e të demokracisë evroperëndimore, në kërkim të së cilës ishin breza të tërë të Kosovës
Fjala e kryetarit të Kosovës , Fatmir Sejdiu, në mbledhjen e sotme të Kuvendit
Qytetarët e Kosovës dhe të gjitha partitë politike, koalicionet, iniciativat qytetare dhe kandidatët e pavarur që garuan në këto zgjedhje, treguan pjekurinë e lartë politike duke e kapërcyer suksesshëm këtë sprovë të madhe dhe duke dëshmuar kulturë të lartë politike dhe shtetformuese
Fjala e kryeministrit Hashim Thaçi në seancën e Kuvendit
Ne jemi duke u përgatitur që në fillim të pjesës se parë të këtij viti ta bëjmë Kosovën të pavarur dhe sovrane. Vend të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët e saj
Përbërja e Qeverisë
Janë duke u përgatitur materialet për përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës në ueb-faqen e Kuvendit
Shënimet për legjislaturën e deritashme mund të gjenden në arkivin e ueb-faqes së Kuvendit