Lajmet e fundit
2008
- , 31.03.2008
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
U dhanë shumë vërejtje rreth Raportit të KPM-së. KPM-ja në punën e vet është karakterizuar me zbatim selektiv të Ligjit, me politizime dhe nuk ka qenë sa duhet efikas
- , 31.03.2008
Kryeparlamntari Krasniqi priti fituesen e çmimit amerikan “Gruaja e Guximshme”, znj Valdete Idrizi
Çmimi i fituar motivim shtesë për të vazhduar aktivitetin edhe pas shpalljes së pavarësisë së vendit
- , 28.03.2008
Kryeparlamntari Krasniqi priti Ministren e Jashtme të Zvicrës, Calmy-Rey
Pavarësia e Kosovës ishte kusht përparimin e vendit dhe paqen e stabilitetin e rajonit. Ministrja zvicerane, Calmy-Rey, gëzon simpati të veçantë në Kosovë. Zvicra do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën dhe të participojë në KFOR. Të drejtat e komuniteteve në Kosovë më të larta se standardet e vendeve të Unionit Evropian. Pasaportat e...
- , 28.03.2008
Nga seanca plenare e Kuvendit
Kuvendi shqyrtoi për herë të parë dy projektligje. Ministrat iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve për punën e Qeverisë. Lutfi Haziri emërohet shef i Grupit Parlamentar të LDK-së
- , 27.03.2008
Kryeparlamntari Krasniqi priti ambasadorin e Belgjikës në Prishtinë, Wim Peeters
Kreut të legjislativit të vendit i dorëzohet një kopje e letrave kredenciale. Shteti belg e ka mbështetur Kosovën në të gjitha proceset e vështira që ka kaluar. Parlamenti belg është duke i shikuar mundësitë për të gjetur forma të reja për mbështetjen e Kuvendit të Kosovës
- , 26.03.2008
Nga mbledhja e Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku, raportoi para komisionit për politikat dhe strategjinë e Ministrisë lidhur me integrimet evropiane. Komisioni miratoi planin tremujor të punës
- , 26.03.2008
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi priti në një vizitë lamtumirëse , shefin e Zyrës Gjermane, Karl Wokalek
Gjermania ka qenë dhe do të jetë faktor mbështetjeje e Kosovës. Mirënjohje ndaj Gjermanisë për atë që ka bërë në integrimin e bashkatdhetarëve tanë në jetën shoqërore e ekonomike të këtij vendi mik
- , 26.03.2008
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
- , 25.03.2008
Në Kuvend u prit një delegacion i Parlamentit Evropian
Kosova tani ka nevojë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe për sundim të ligjit. Mbështetje për zhvillim të përshpejtuar ekonomik dhe anëtarësim të Kosovës në BE. Parlamentarët Evropianë nga radhët e Aleancës së Demokrateve dhe Liberalëve kanë shfaqur gatishmëri për mbështetjen dhe forcimin e parlamenteve nacionale. U sugjerohet...
- , 25.03.2008
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me Komisionin Kushtetues
Kryetari i Komisionit Kushtetues të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka raportuar për gjithë punën që ka bërë Komisioni për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Harmonizim i mirë i vullnetit të popullit të Kosovës me Planin Gjithëpërfshirës të Ahtisarit. Anëtarët e Kryesisë dhe shefat e grupeve parlamentare kanë pasur vërejtje për...
- , 25.03.2008
Nga mbledhja e Kryesisë
Seanca parlamentare e radhës mbahet të premten, më 28 mars. Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetje parlamentare për punën e Qeverisë. Do të shqyrtohen për herë të parë dy projektligje
- , 25.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtorin ekzekutiv të organizatës “Çohu”, z. Avni Zogiani
- , 25.03.2008
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Në lidhje me Raportin e Zyrës së Rregullatorit për Energji në fushën e tarifave të energjisë, anëtarët e Komisionit nuk kanë marrë kurrfarë vendimi, por janë pajtuar që ky raport t'i lihet për shqyrtim Kuvendit dhe që aty secili deputet të deklarohet sipas mendimit të vet lidhur me këtë çështje
- , 22.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi uron festën e Pashkëve
- , 22.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi uron Monsinjor Dodë Gjergjin me rastin festës së Pashkve
- , 21.03.2008
Studentë dhe profesorë të Universitetit U.F.O nga Tirana viziuan Kuvendin
- , 21.03.2008
Nga dëgjimi publik i Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Anëtarët e komisionit bashkë me ekspertë juridik nga Universiteti dhe asociacionet e ndryshme të juristëve të Kosovës debatuan për Projektligjin për procedurën Kontestimore. Vërejtjet e bëra do t’i shërbejnë Komisionit Parlamentar për Legjislacion dhe Gjyqësi që ta amendamentojë këtë projektligj deri në shqyrtimin e dytë dhe miratimit të tij...
- , 20.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryetarin e AKK-së, Bajram Rexhepi
Për një bashkëpunim më të mirë ndërmjet komisioneve parlamentare dhe kolegjiumeve profesionale të Asociacionit të Komunave të Kosovës
- , 20.03.2008
Nga mbledhja e Kryesisë
Kryesia shqyrtoi dhe miratoi Rregulloren për Punën e Kryesisë së Kuvendit ët Republikës së Kosovës dhe Rregulloren për stafin politik. Raporti i punës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2007 u kalon për shqyrtim Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, si dhe Komisionit për Siguri. Kthehen në Kuvend deputetët serbë të SLS-së
- , 20.03.2008
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
- , 19.03.2008
Në holin e Kuvendit të Kosovës u përrua pulla postare “ Dita e Pavarësisë”
Në përurimin e misionit të tridhjetedytë të Postës së Kosovës folën drejtori i PTK-së, Rafet Jashari, kryetari Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi dhe Ministri i Transportit dhe i Telekomunikacionit, Fatmir Limaj
- , 19.03.2008
Mbledhja Komisionit për Drejtat e Njeriut ,Barazi Gjinore ,Personat e Pagjetur dhe Peticione
Përkrahje e pakursyer në aktivitetet për zbardhjen e fatit të personave të pagjetur
- , 19.03.2008
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të drejta dhe interesa të komuniteteve dhe kthim
Me disa ndryshime dhe plotësime u miratua Plani dhe programi i punës i këtij Komisioni për vitin 2008
- , 19.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon z. Arseniy Yatsenyuk
Me rastin e vdekjes së pjesëtarit të Policisë së UNMIK-ut, Ihor Kynal, kryetari i Kuvendit të Kosovës , Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram ngushëllimi kryesuesit të Verkhovna Rada të Ukrainës, zotëri i Arseniy Yatsenyuk
- , 18.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon z. Joachim Rucker
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z. Joachim Rucker, me rastin e vdekjes së pjesëtarit të Policisë së UNMIK-ut, Ihor Kynal, i plagosur nga demonstrues serbë në Mitrovicë.
- , 18.03.2008
Nga mbledhje e përbashkët të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me Zyrën Rajonale për Mbrojtjen e Ambientit–zyra në Kosovë dhe KFOS-it
Kuvendit të Republikës së Kosovës i duhet që sa më parë ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e mjedisit, në harmoni me standardet evropiane për mbrojtjen e mjedisit dhe me standardet e vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor, si dhe me vlerësimin e strategjisë së mjedisit jetësor.
- , 18.03.2008
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
- , 17.03.2008
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Zëvendëskryeministri Kuçi raportoi për progresin e institucioneve të Kosovës, drejt integrimeve evropiane. Institucionet dhe qytetarët e Kosovës janë shumë të interesuar për integrim në BE dhe në mekanizmat e tjerë evropian
- , 17.03.2008
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
U shqyrtua Projekt-Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Deri në miratimin e Kushtetutës të evitohen paqartësitë dhe kundërthëniet. Të mos reduktohet roli i Kuvendit në Kosovën-Republikë Parlamentare. Komisioni Kushtetues të ftohet në mbledhjen e Kryesisë dhe të dëgjojë vërejtjet e saj
- , 15.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi bashkë me shefat e grupeve parlamentare u takua me një delegacion të kongresistëve amerikanë
Deputetët, pa dallim partie, ishin të vendosur për të kompletuar infrastrukturën ligjore, sidomos kur është fjala për ligjet që dalin nga Pakoja e Ahtisarit. Përkushtimin i veçantë i parlamentarëve për të ecur përpara në ndërtimin e shtetit ligjor e me demokraci të qëndrueshme të shtetit të Kosovës. Partneriteti me shtetet e Bashkimit...
- , 15.03.2008
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi ngushëllon kryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Zonjën Jozefina Topalli
- , 14.03.2008
Nga seanca plenare e Kuvendit
Kryeminstri dhe ministrat e kabinetit qeveritar u përgjigjen pyetjeve parlamentare të deputetëve. Kuvendi zgjodhi anëtarët e Komisionit qendror për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave, drejtorin e Autoritetit Qendror Bankar të Republikës së Kosovës dhe emëroi dy anëtarë në Këshillin e Komisionit të Pavarur për...
- , 14.03.2008
Kryeparlamntari Krasniqi priti shefin e ri të Zyrës Greke në Prishtinë, Dimitris Moschopoulos
Greqia është optimiste për ardhmërinë e Kosovës. Duke qenë anëtare e BE-së Greqia mund të jetë bartëse e politikave të partneritetit në rajon
- , 14.03.2008
Mbledhja e Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media
- , 13.03.2008
Nga seanca plenare e Kuvendit
Kuvendi miratoi dhjetë ligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit. Kryetari i Komisionit ad-hoc për këto projektligje, Fehmi Mujota paraqiti raportim me vërejtje dhe amendamente, të cilat u miratuan bashkë me ligjet
- , 13.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti kryesuesin e Misionit EULEX, De Kermabon
U bisedua për vendosjen e Misionit EULEX në Kosovë, për rolin e tij dhe për bashkëpunimin me institucionet e Kosovës
- , 13.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti përfaqësuesit e KKAFZHK-së
Edhe tetë vjet pas lufte ende nuk është ndriçuar fati i mijëra personave të zhdukur. Kuvendi do t’ kryejë detyrat dhe obligimet e tij ndaj familjarëve të kësaj kategorie shoqërore që ka sakrifikuar shumë
- , 13.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti presidenten e Projektit për Marrëdhënie Etnike, znj.Livia Plaks
Me ligjet e Kosovës, të drejtat e minoriteteve janë të garantuara sipas standardeve më të lartë evropiane. Deputetët serbë nuk marrin pjesë në seancat e Kuvendit, si pasojë e ndikimit që vjen nga qarqet udhëheqëse të Beogradit
- , 12.03.2008
Nga seanca plenare e Kuvendit
Kuvendi shqyrtoi për herë të parë dhjetë projektligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit. Projektligjet i prezantuan kryeministri Thaçi dhe ministrat e Qeverisë
- , 12.03.2008
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Personat e Pagjetur dhe Peticione
Shumica e ankesave të qytetarëve ka të bëjë me punën e organeve gjyqësore dhe punën e zyrtarëve qendrorë dhe komunalë
- , 12.03.2008
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri
Shqyrtohet Projektligji për përdorimin civil të eksplozivëve
- , 11.03.2008
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kryesia mori vendim për shpalljen e konkursit për Himnin e Kosovës . Nesër Kuvendi shqyrton për herë të parë dhjetë projektligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit
- , 11.03.2008
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
Zëvendëskryeministri Kuçi raportoi për politikat e jashtme të Qeverisë së Kosovës. Gjatë këtij viti Kosovën pritet ta njohin mbi njëqind shtete. Brenda kësaj kohe Kosova synon të hapë rreth njëzet përfaqësi diplomatike në vende të ndryshme të botës. Po përgatitet stafi për Ministrinë e Punëve të Jashtme
- , 11.03.2008
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Me disa ndryshime dhe plotësime u miratua Plani dhe Programi i Punës së këtij komisioni për vitin aktual
- , 10.03.2008
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Seanca e rregullt mbahet të premten, më 14 mars. Nëse në ndërkohë në Kuvend mbërrijnë dhjetë projektligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit, ato do të miratohen brenda dyzetekatër orëve. Nesër pritet të merret vendimi për shpalljen e konkursit për Himnin e Kosovës
- , 10.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me shefin e Zyrës së Zvicrës në Prishtinë, z. Lukas Beglinger
Mirënjohje për kontributin e madh Zvicrës në zhvillimin e të gjitha proceseve në Kosovë
- , 07.03.2008
Kryeparlamntari Krasniqi priti ndihmëssekretarin e Shtetit Amerikan, Daniel Fried
Freid përcjell përshëndetjet e sekretares amerikane të shtetit Rajs për institucionet e Kosovës. Kosova do të funksionojë në tërësinë e saj territoriale. SHBA-të ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në mekanizmat financiar ndërkombëtarë. Sa më të forta dhe më funksionale të jenë institucionet e Kosovës, aq më shpejt do të integrohen...
- , 06.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon kryeparlamentaren Topalli dhe tërë popullin shqiptar
- , 06.03.2008
Kryeparlamntari Krasniqi priti në takim lamtumirës shefin e Zyrës Greke në Prishtinë Kanellos
Greqia ka punuar dhe vazhdon të punojë për paqen dhe stabilitetin e rajonit. Për zhvillim më të shpejtë të rajonit nevojitet një ambient pa luftëra dhe konflikte. Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e Kuvendit të Kosovës për thellimin e bashkëpunimi me Parlamentin e Greqisë
- , 06.03.2008
Rrezatimi fisnik i Jasharëve
- , 06.03.2008
Dy përfaqësues të Kuvendit të Kosovës morën pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Lubjanë
2008: viti vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Zylfije Hundozi dhe Xhezair Murat kanë folur në këtë Konferencë. Shumica e folësve e kanë mbështetur pavarësinë e Kosovës
- , 06.03.2008
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione
Deri me sot, në territorin e Kosovës, si të pagjetur janë paraqitur gjithsejtë 1.976 persona. Megjithëse deri tash përmes ADN-së janë identifikuar viktima të shumta, prapëseprapë, në Morgun e Prishtinës gjenden 450 trupa të vdekur, të cilët akoma nuk janë identifikuar. Ky Komision, me 1.300 raportet e tija, ka konfirmuar përputhshmërinë e...
- , 06.03.2008
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
- , 05.03.2008
Kryeparlamntari Krasniqi priti dy përfaqësues ndërkombëtarë për të drejtat e njeriut
U bisedua për nivelin e realizimit të të drejtave të qytetarëve të Kosovës, posaçërisht për ato të pjesëtarëve të minoriteteve, si dhe për çështjen e Avokatit të Popullit
- , 05.03.2008
Nga mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
Për mbledhjen e ardhshme duhet të përgatitet Planprogrami tremujor i punës së këtij komisioni
- , 04.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi falënderon kryeparlamentaren e Shqipërisë, Topalli
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram falënderimi kryeparlamentares së Republikës së Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli, për pritjen tepër të ngrohtë që i ka organizuar delegacionit parlamentar nga Kosova.
- , 04.03.2008
Nga mbledhja e Komisionit për legjislacion dhe Gjyqësi
U shqyrtua propozimi i fushë-veprimit të Komisionit. U miratua plani i punës së Komisionit. Propozimi Rregullores së punës së Komisionit, i përgatitur nga NDI, i kalohet Kryesisë për ta miratuar si Rregullore të Punës edhe për komisionet e tjera parlamentare
- , 04.03.2008
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale
Krahas disa ndryshimeve dhe plotësimeve u miratua Plani dhe programi i punës të këtij Komisioni, për vitin 2008.
- , 03.03.2008
Nga punimet e ditës së pestë të seancës plenare të Kuvendit
U shqyrtuan dhe u miratuan në parim tri projektligje. Gjatë gjithë seancës njëjavore të Kuvendit të Kosovës janë shqyrtuar për herë të parë dhe janë miratuar në parim 26 projektligje
- , 03.03.2008
Telegram falënderimi i Kryeparlamentari Krasniqi KFM-në e Zvicrës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram falënderimi takimit të përbashkët të anëtarëve të Këshillit Federal të Ministrave, të deputetë të Parlamentit Federal, miqve të Kosovës dhe bashkatdhetarëve tanë me qëndrim në Zvicër
- , 03.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi priti drejtorin e Agjensionit Antikorrupsion, z. Preteni
Agjensioni Antikorrupsion i ka dorëzuar Administratës së Kuvendit dhe kryeparlamentarit Krasniqi Raportin e Punës për vitin 2007. Mbështetje politike dhe financiare për Agjensionin Antikorrupsion