Lajmet e fundit
, 04.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi falënderon kryeparlamentaren e Shqipërisë, Topalli
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram falënderimi kryeparlamentares së Republikës së Shqipërisë, zonjës Jozefina Topalli, për pritjen tepër të ngrohtë që i ka organizuar delegacionit parlamentar nga Kosova.
Nga mbledhja e Komisionit për legjislacion dhe Gjyqësi
U shqyrtua propozimi i fushë-veprimit të Komisionit. U miratua plani i punës së Komisionit. Propozimi Rregullores së punës së Komisionit, i përgatitur nga NDI, i kalohet Kryesisë për ta miratuar si Rregullore të Punës edhe për komisionet e tjera parlamentare
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për shëndetësi, punë dhe mirëqenie sociale
Krahas disa ndryshimeve dhe plotësimeve u miratua Plani dhe programi i punës të këtij Komisioni, për vitin 2008.