Lajmet e fundit
, 11.03.2008
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Kryesia mori vendim për shpalljen e konkursit për Himnin e Kosovës . Nesër Kuvendi shqyrton për herë të parë dhjetë projektligje nga Propozimi Gjithëpërfshirës i Ahtisarit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
Zëvendëskryeministri Kuçi raportoi për politikat e jashtme të Qeverisë së Kosovës. Gjatë këtij viti Kosovën pritet ta njohin mbi njëqind shtete. Brenda kësaj kohe Kosova synon të hapë rreth njëzet përfaqësi diplomatike në vende të ndryshme të botës. Po përgatitet stafi për Ministrinë e Punëve të Jashtme
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Me disa ndryshime dhe plotësime u miratua Plani dhe Programi i Punës së këtij komisioni për vitin aktual