Lajmet e fundit
, 18.03.2008
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon z. Joachim Rucker
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, z. Joachim Rucker, me rastin e vdekjes së pjesëtarit të Policisë së UNMIK-ut, Ihor Kynal, i plagosur nga demonstrues serbë në Mitrovicë.
Nga mbledhje e përbashkët të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mbrojtje të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me Zyrën Rajonale për Mbrojtjen e Ambientit–zyra në Kosovë dhe KFOS-it
Kuvendit të Republikës së Kosovës i duhet që sa më parë ta miratojë Ligjin për mbrojtjen e mjedisit, në harmoni me standardet evropiane për mbrojtjen e mjedisit dhe me standardet e vlerësimit të ndikimit në mjedisin jetësor, si dhe me vlerësimin e strategjisë së mjedisit jetësor.
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport