Lajmet e fundit
, 06.05.2008
Delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i prirë nga Jakup Krasniqi, filloi vizitën zyrtare në Bruksel
Mirënjohje për njohjen e shpejtë që i ka bërë Belgjika shtetit të Kosovës. Të ndihmohet Kosova për t’ u integruar edhe në mekanizmat evro-atlantik. Ngritet niveli i bashkëpunimit ndërparlamentar.
Nga tryeza për Planin e Qeverisë për Integrime Evropiane 2008-2010- Roli i Kuvendit të Kosovës
Ekziston konsensus i plotë i institucioneve, i subjekteve politike dhe i qytetarëve të Kosovës për integrimet evropiane. Kuvendi i Kosovës dhe Komisioni për Integrime Evropiane duhet të kenë rol prijës në përafrimin e legjislacionit të Kosovës me atë të vendeve të Unionit Evropian. Në këtë tryezë eksperti çek Shtepan Pehaçek përcolli...
Dëgjim publik në lidhje e peticionit të nënshkruar nga 25 punëtorë të Sindikatës së pavarur “Kompresor” nga Gjakova
Punëtorët kërkojnë që të ju paguhen pesë paga të cilat ua ka borxh pronari i ri i kësaj ndërmarrje dhe që institucionet e Kosovës të gjejnë mënyrën që punëtorët e moshës mbi 35 vjeç të pensionohen përkohësisht dhe që ata punëtorë që kanë mbetur pa punë të gëzojnë një mbështetje institucionale, do të thotë që atyre të ju ndihmohet...
Nga mbledhja e rregullt e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Anëtarët e Komisionit rekomandojnë tërheqjen nga procedura të Projektligjit për minierat dhe mineralet, si dhe të Projektligjit për hulumtimet gjeologjike që do t’i përcillen Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës që duke u bazuar në ligjin dhe Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës do të merret vendim për fatin e...