Lajmet e fundit
, 23.05.2008
U miratua Projektligji për festat zyrtare në Republikën e Kosovës
Listës së festave zyrtare iu shtuan edhe tetë ditë memoriale, kurse dy ditë të tilla do të caktohen nga Qeveria në konsultim me Presidentin dhe bashkësinë serbe në Kosovë.
Kuvendi i Kosovës përfaqësohet në mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
Për të marrë pjesë në këtë mbledhje kanë udhëtuar për në Berlin anëtarët e Kryesisë, Haliti, Maloku dhe Petroviq.
Mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion
Procedohet propozimi i Qeverisë së Kosovës për shpalljen e hapësirës-trases zonë me interes të veçantë publik për ndërtimin e autoudhëve Morinë-Merdar dhe Prishtinë-Hani i Elezit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
Komisioni shqyrtoi propozimin e Qeverisë së Kosovës për lejimin e mjeteve financiare për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Shuma prej një milion euro për këtë destinim do të sigurohet nga rezervat për implementimin e statusit.