Lajmet e fundit
, 04.09.2008
Kryeparlamentari Krasniqi u prit nga zvëvendësndihmës sekretari amerikan i shtetit, Jones
Vlerësohen të arriturat e Kosovës në planin e forcimit të demokracisë dhe kontributi i saj për paqe e stabilitet në rajon. Premtohet vazhdimi i mbështetjes së Kosovës dhe të institucioneve të saj
Kryetari i komisionit për Legjislacion, Hyseni pati një takim me përfaqësuesin e GTZ-së, z. Lathar Jahn
Organizata gjermane ofron trajnim të anëtarëve dhe të stafit mbështetës të komisionit, mbështetje për themelimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe për hartimin e legjislacionit
Mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa
Të hyrat e buxhetit të Kosovës po shënojnë një performansë mjaft të mirë në krahasim me vitin e kaluar. Shënohen ulje në shpenzime dhe shërbime, ashtu si kishte premtuar Qeveria e Kosovës
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
U shqyrtua agjenda e punës së Komisionit gjatë sesionit vjeshtor të Kuvendit, raportet institucionale lidhur me politikën e jashtme të Kosovës dhe çështje të tjera të operacionalizimit të punës
Reagim i sekretarit të Kuvendit të Kosovës
Gazetari Shkëlzen Dragaj, në shkrimin “Sekretari i Kuvendit shkel rënd ligjin”, të botuar në të përditshmen Infopress, të datës 3 shtator 2008, në mënyrë të qëllimshme apo nga padija ka bërë disa lajthitje