Lajmet e fundit
, 09.09.2008
Nga seanca solemne e Kuvendit të Kosovës
Ambasadori Holbrooke shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka quajtur veprim të drejtë dhe të mençur, kurse anëtarësimin e Kosovës në BE dhe në NATO - domosdoshmëri për zhvillimin e vendit.
Fjala e kryeparlamentarit për z. Holbrooke
Zoti Hollbruk mirë se erdhët në Republikën e Kosovës dhe në Kuvendin e zgjedhur të saj! Shfrytëzoj këtë rast që më jepet për t’ju shprehur Juve dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentëve Bush e Klinton, gjithë popullit amerikan, mirënjohjen e thellë në emër të Kuvendit të Kosovës, të qytetarëve dhe timin personalisht për gjithë...
Fjala e ambasadorit Richard Holbrooke
Vendimi juaj i mençur dhe i guximshëm për ta shpallur pavarësinë ka qenë pak a shumë i ngjashëm me shpirtin e deklaratës sonë të pavarësisë më 4 korrik 1776. Ju uroj për këtë. Bota brengosej për një konflikt etnik ndërmjet komuniteteve. NATO u mobilizua për telashe dhe nuk ndodhi gjë. Merita ju takon të gjithëve për këtë përgjegjësi dhe...
Kryeparlamentari Krasniqi priti z. Muhsin Yazicioglu, kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë në mes të Turqisë dhe Kosovës dhe deputet në Parlamentin e Turqisë
Entuziazmi për pavarësinë ishte i përbashkët. Takime me ambasadorë të shteteve të Lindjes së Mesme, në të cilat është kërkuar njohja e pavarësisë së Kosovës. Serbia në vazhdimësi, ashtu si edhe në luftën e fundit, ka ushtruar gjenocid ndaj popullit shqiptar
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Përcaktohet rendi i ditës për dy seancat e para të sesionit vjeshtor të Kuvendit Në seancën e 18 shtatorit ministri Hyseni paraqitet në interpelancë, sipas kërkesës së AKR-së. Kabineti qeveritar u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Do të shqyrtohen katër projektligje. Deputetët do të shqyrtojnë vendimin e kryeministrit për emërimin e z....
Kryeparlamentari Krasniqi u takua me shefen e Zyrës së Suedisë në Prishtinë, znj. Ann-Sofie Nilsson
Suedia ka qenë dhe do të jetë partnere e Kosovës. Gëzon shkalla e përfshirjes së femrave në jetën parlamentare