Lajmet e fundit
, 03.02.2009
Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Në seancën 12 shkurtit do të zgjedhjet Avokati i Popullit. Kabineti qeveritar do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Do të procedohet me rishqyrtimin e ligjeve dhe me shqyrtimin e projektligjeve. Do të debatohet për vendimin e Presidentit të Kosovës lidhur me zgjedhjet parlamentare. Më 17 shkurt dot ë mbahet seancë solemne në shenjë të...
Nga mbledhje e Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi
Komisioni shqyrtoi Raportin e punës së Komisionit për vitin 2008 dhe Planin e punës për vitin 2009, si dhe propozoi ndryshmet në Rregulloren e punës së Kuvendit. Komisioni shqyrtoi edhe bazën juridike në Kushtetutën e Republikës së Kosovës të pesë projektligjeve në procedurë parlamentare
Kryeparlamentari Krasniqi priti ambasadorin suedez, Lars Freden
Marrëdhëniet ndërmjet Suedisë dhe Kosovës janë të shkëlqyeshme. Suedia mbështet integrimin e shteteve të Rajonit në Unionin Evropian
Nga mbledhja e Komisionit për te drejtat e njeriut, barazi gjinore, persona të pagjetur dhe peticione
Anëtarët e Komisionit, duke mbështetur Kërkesat, të diplomuarve në universitetet private si dhe grupit të oficerëve dhe rreshterëve të Divizionit për sigurim të policisë së Kosovës, nxorën Rekomandimin lidhur me këto kërkesa
Nga mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetik, Transport dhe Telekomunikacion
Deri më tani nga organizata CEFTA askush nuk ka njoftuar, si Qeverinë e Republikës së Kosovës, po ashtu dhe Ministrinë për Tregti dhe Industri, çfarë është bërë në këtë plan, lidhur me atë se cili Vendim është marrë për zhbllokimin e eksportit transitor të mallrave të Kosovës në tregjet e Serbisë dhe Bosnje dhe Hercegovinës, si dhe në...
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturё, Rini e Sport
U miratua Plani i punës së Komisionit për vitin 2009. Pritet që ky Komision brenda këtij viti të shqyrtojë dhe amendamentojë tetë projektligje
Kryeparlamentari Krasniqi priti delegacionin nga Këshilli Evropian, të kryesuar nga z. Bjorn Von Sydow
Të arriturat e Kosovës në këtë periudhë kaq të shkurtër janë impresionuese. Anëtarësimi në Këshillin e Evropës të bëhet në një periudhë sa më të afërme