Nga mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës
Delegacioni parlamentar i Kosovës do të vizitojë Hungarinë.
Një delegacion tjetër do të marrë pjesë në Konferencën për forcimin e sigurisë rajonale, që mbahet në Tiranë.
Lejohet vizita e Komisionit për të Drejtat e Njeriut në Poloni.
Nuk miratohen kërkesat për vizita jashtë regullave të Kuvendit të Kosovës
Nga mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
Takim me ekspertin për integrime evropiane, Sotiraq Guga.
U diskutua rreth bashkëpunimit në fushën e integrimit evropian.
Do të punohet në identifikimin e avantazheve dhe sfidave në procesin e integrimit të Kosovës
Nga mbledhja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor
Për mbledhjen tjetër janë ftuar edhe ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë, Zhvillimit Rural dhe ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për të ofruar informata shtesë për Projektligjin në fjalë, sidomos për nenin 7 paragrafi 1, ku përballën mendimet e këtyre dy ministrive
Mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
U shqyrtua Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Duhanin