Procesverbalet

    Mbledhje e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 09.01.2007 12:00




    REND DITE

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjen së Kryesisë të 18 dhjetorit 2006,

    2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:___________
    2.1 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kimikatet,
    2.2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për numrin personal,
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për emrin personal,
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Memorialin e Presidentit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugova (pikë e shtyrë nga seanca plenare më 14 dhjetor 2006),
    2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndërrimin e poseduesve të paluajtshmërive private në pronarë,
    2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor (pikë e shtyrë nga seanca e 14 dhjetorit 2006),
    2.7 Shqyrtimi i Projektplanit hapësinor të Kosovës 2005-2015 (pikë e shtyrë nga seanca e 14 dhjetorit 2006),
    2.8 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit Parlamentar për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media për emërimin e dy kandidatëve në Bordin e Ankesave për Media, të propozuar nga Gjykata Supreme e Kosovës,
    2.9 Debat sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së për Raportin e Komisionit evropian për progresin në Kosovë,
    2.10. Njohtimi me interpretimin e dispozitës për emërimin e Avokatit të Popullit dhe zëvendësit kryesor,
    2.11. Njohtimi me ndërrimin e anëtarit të Kryesisë nga radha e komuniteteve joshqiptare dhe joserbe.

    3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe kërkesave:
    3.1 Shqyrtimi i raportit të ekspertizës për punët e kryera në QAP në Gërmi,
    3.2 Shqyrtimi i propozimeve të Projektit për mbështetje të mëtejme Kuvendit të Kosovës,
    3.3 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Siguri që Kryesia e Kuvendit të kërkojë nga PSSP-ja shpalljen e ligjeve, që i ka miratuar Kuvendi i Kosovës,
    3.4 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për aprovimin e transferit të mjeteve të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural,
    3.5 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Nait Hasani që në seancën e radhës të debatohet për të akuzuarit në procesin e Hagës. Procesverbali