Procesverbalet
Mbledhje e Kryesisë
E Hënë, 05.02.2007 12:00
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të 22 janarit 2007,
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës më___shkurt 2007:
2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të 26 janarit 2007,
2.2 Koha për pyetje parlamentare,
2.3 Miratimi i tekstit përfundimtar i Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor,
2.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për prokurimin publik në Kosovë, nr. 2003/17,
2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për raportimin financiar të ndërmarrjeve,
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shpronësimet me interes publik,
2.7 Shqyrtimi i propozimit të G/P të AAK-së për miratimin e Rezolutës për organizimin e diasporës kosovare (e bartur nga seanca e 26 janarit 2007),
2.8 Debati për tre qytetarë të Kosovës, që akuzohen në Gjyqin e Hagës, sipas kërkesës së një grupi të deputetëve të Kuvendit ( e bartur nga seanca e 26 janarit 2007),
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i kërkesës së shtatë deputetëve për ta radhitur në rend dite të seancës së ardhshme Mocionin për shpalljen e 27 prillit - Ditë e të pagjeturve në Kosovë,
3.2 Shqyrtimi i kërkesës së GP të PDK-së për të debatuar në seancën e radhës për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë,
3.3 Shqyrtimi i kërkesës së GP të PDK-së për të debatuar në seancën e radhës për çështjet e rinisë në Kosovë,
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Prokurorisë publike të Prishtinës për heqjen e imunitetit deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Sabit Rrahmani. Procesverbali