Procesverbalet
Mbledhje e Kryesisë
E Hënë, 19.02.2007 14:00
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë më 5 shkurt 2007,
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës me ___ shkurt 2007:
2.1 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për letërnjoftimin,
2.2 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetësinë publike,
2.3 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurimet shëndetësore.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Hetimor për të gjeturat faktike në Kuvendin e Kosovës sipas raportit të auditorit të përgjithshëm,
3.2 Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Autoritetit Qendror Bankar të Kosovës /për seancë plenare/,
3.3 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural,Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për formimin e Këshillit të Kosovës për ujërat /për seancë plenare/,
3.4 Shqyrtimi i nismës së Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Miniera, Transport dhe Telekomunikacion për hartimin e Projektligjit për Rregullatorin e ujërave të zeza dhe mbeturinave,
3.5 Shqyrtimi i kërkesës së OJQ–Iniciativa Evropiane e Kosovës për t’ia mundësuar qytetarëve të Kosovës ta vizitojnë ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. Procesverbali