Procesverbalet
Mbledhje e Kryesisë
E Marte, 10.04.2007 13:00
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë së 27 marsit 2007
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
2.1 Miratimi i procesverbalit të Seancës së kaluar,
2.2 Koha për pyetje dhe përgjigje,
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për bujqësinë organike,
2.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për transfuzionin e gjakut dhe të produkteve të tij,
2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për emrin personal,
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për numrin personal,
2.7 Shqyrtimi i raportit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për mbrojtjen e Konsumatorit,
2.8 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit Rregullator për Prokurim Publik për vitin 2006
2.9 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport Telekomunikacion për emërimin e kandidatëve për anëtar të Komisionit të konkurrencës,
2.10 Shqyrtimi i kërkesës së G/P të ORA për radhitje në rend dite debatin lidhur me ndryshimin e tarifave dhe politikat në sektorin e energjisë,
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i kërkesës për zbatimin e rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës datë. 07.07.2005,
3.2 Shqyrtimi i kërkesës së G/P të PDK-së për radhitje në rend dite debatin për arsimin fillor dhe të mesëm në Kosovë
3.3 Shqyrtimi i kërkesës së G/P të PDK-së për radhitje në rend dite debatin për Rininë në Kosovë,
3.4 Shqyrtimi i kërkesës së G/P të PDK –së për radhitje në rend dite debatin për Krimet e bëra nga Sistemi komunist që nga viti 1945 e deri më 1999,
3.5 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për shpenzimet shtesë,
3.6 Shqyrtimi i propozimit të Komisionit për të Drejtat e Komuniteteve dhe Kthim për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të komuniteteve joshqiptare dhe joserbe në grupet punuese për hartimin e projektligjeve,
3.7 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Gazmend Muhaxheri për inicimin e procedurës për blerjen e softuerit të certifikuar për menaxhimin elektronik të buxhetit të Kuvendit të Kosovës,
3.8 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagave për kryesuesit, drejtorët dhe anëtarët e këshillave të komisioneve dhe të agjencive të pavarura,
3.9 Shqyrtimi i njoftimit dhe i kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD) për krijimin e kushteve për punë. Procesverbali