Procesverbalet
Mbledhje e Komisionit
E Mërkure, 23.05.2007 13:00
RENDI I DITËS
1. Miratimi i rendit të ditës.
2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar
3. Shqyrtimi i Projektligjit për Letërnjoftimin, me raportin e komisionit funksional- Komisioni për Siguri, me amendamente.
4. Përcaktimi i raportuesit të Komisionit për shqyrtimin e Projektligjit mbi ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/4 mbi likuidimin dhe riorganizimin e personave juridikë në falimentim me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Buxhet dhe Financa.
5. Përcaktimi i raportuesit të Komisionit për shqyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/14 mbi planifikimin hapësinor me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente.
6. Përfundimi nr. 07/3052 i Kryesisë së Kuvendit dhe letra nr. 02-3344 e Sekretarit të Përhershëm të Qeverisë lidhur me kërkesën nr. 02-3151 e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim.
7. Të ndryshme. Procesverbali