Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Premte, 25.05.2007 13:00




    REND DITE

    I. Pjesa e parë (Kryesia me kryetarët e grupeve parlamentare)

    1. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës: më 31 maj 2007:
    1.1 Koha për pyetje parlamentare,
    1.2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në Mjedis,
    1.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Statusin Civil,
    1.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrat e Statusit Civil, nr. 46/2004 (Ligji është miratuar me emërtimin: Ligji për librin amzë),
    1.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transportin rrugor,
    1.6 Shqyrtimi i Raportit të Qeverisë së Kosovës për punën njëvjeçare 2006,
    1.7 Debat për Rininë në Kosovë,
    1.8 Debat lidhur me ndryshimin e tarifave dhe të politikave në sektorin e energjisë,
    1.9 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti dhe Industri për emërimin e anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës (bartur nga seanca e kaluar),
    1.10 Shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari e Zhvillim Rural për formimin e Këshillit të Ujërave (bartur nga seanca e kaluar),
    1.11 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me Projektligjin për ndërmjetësim (bartur nga seanca e kaluar),
    1.12 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media lidhur me Raportin e Komisionit të Pavarur për Media,
    1.13 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për emërimin e anëtarëve të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës,
    1.14 Debat për zbatimin e Rekomandimeve të Kuvendit të Kosovës të dt. 7 korrik 2005, për çështjen e pensionistëve në Kosovë,
    1.15. Interpelanca e kryeministrit Agim Çeku, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të ORA-s,
    1.16 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energji,
    1.17 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me Projektligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për Rregullatorin e energjisë,
    1.18 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë,Transport dhe Telekomunikacion lidhur me Projektligjin për adoptimin e Konventës së Këshillit të Evropës për krimin në fushën e kibernetikës.

    II. Pjesa e dytë (Kryesia)

    2. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të 7 majit 2007,

    3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    3.1 Shqyrtimi i kërkesës së G/P të LDK-së për të debatuar në seancën e radhës për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë,
    3.2 Shqyrtimi kërkesës së deputeti Ramadan Kelmendi për të debatuar në seancën e radhës për ndërtimin ilegal të banesave kolektive nga Qeveria e Serbisë në lagjet veriore të Mitrovicës,
    3.3 Shqyrtimi i përgjigjes së ministrit Et’hem Çeku lidhur me interpelancën e kërkuar nga Grupi Parlamentar i PDK-së,
    3.4 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për rishpallje të konkursit për emërimin e Avokatit të Popullit,
    3.5 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të LDD-së për sigurimin e kushteve të punës,
    3.6 Shqyrtimi i rekomandimit të komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural lidhur me procedimin e Projektligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje,
    3.7 Shqyrtimi i kërkesës së Bashkësisë së fshatit Rogovë për formimin e komunë së re,

    4. Të ndryshme:
    4.1 Informata e Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mosdorëzimin e raporteve vjetore financiare nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë dhe nga RTK-ja. Procesverbali