Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Enjte, 14.06.2007 11:00
REND DITE
I. Pjesa e parë:
1. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
1.1 Koha për pyetje parlamentare,
1.2 Interpelanca e Ministrit Et’hem Çeku, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së,
1.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për barnat narkotike, substancat psikotrope dhe prekursorë,
1.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për dokumentet e udhëtimit,
1.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për skemën e ndihmës sociale,
1.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara,
1.7 Shqyrtimi i raportit vjetor financiar për vitin 2006 të Rregullatorit për Energji (Komisionit për Buxhet nuk e ka shqyrtuar raportin),
1.8 Debat për Rininë në Kosovë, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të PDK-së,
1.9 Debat për zbatim të Rekomandimeve të Kuvendit dt. 7 korrik 2005 për çështjen e pensionistëve në Kosovë,
1.10 Debat për regjistrimin e popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave në Kosovë, sipas kërkesës së G/P-LDK-së,
1.11 Debat për ndërtimin ilegal të banesave kolektive nga Qeveria e Serbisë në lagjet veriore të Mitrovicës, sipas kërkesës së Grupi Parlamentar të LDD-së.
II. Pjesa e dytë:
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të 25 majit 2007,
2. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
2.1 Shqyrtimi i kërkesës së deputetit Emrush Xhemajli për përfundimin e mandatit të Grupit Negociatorë,
2.2 Shqyrtimi i Përfundimit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve për konsultimet me Zyrën Ligjore të Qeverisë lidhur me caktimin e ekspertëve gjatë hartimit të projektligjeve.
3. Të ndryshme:
3.1 Informatë e anëtarit të Kryesisë Naim Maloku për pjesëmarrjen në Asamblenë Parlamentare të NATO-s,
3.2 Vërejtjet e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve lidhur me aktivitetet e Kryesisë së Kuvendit në kuadër të Projektit “ Java e Kuvendit”. Procesverbali