Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Enjte, 05.07.2007 10:00
REND DITE
I. Pjesa e parë: Kryesia dhe kryetarët e Grupeve parlamentare
a) Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
1. Koha për pyetje parlamentare;
2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shitjen e banesave në të cilat ekziston e drejta Banesore;
3. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publikë
4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizmat e modifikuara gjenetikisht
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Rrugët nr.2003/11;
6. Shqyrtim i rekomandimit të Komisionit për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini e sport për emërimin e anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Shkencës.
b) Shqyrtimi i kërkesave dhe mocioneve:
1. Shqyrtimi i kërkesës së G/P-PDK për debat për formësimin e qëndrimit zyrtarë të Kuvendit të Kosovës për shtyrjen e njohjes ndërkombëtare të statusit politik, për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran;
2. Shqyrtimi i kërkesës së grupit të deputetëve (8 deputet) për debat urgjent në seancë plenare për Çështja e shtyrjes së statusit të Kosovës;
3. Shqyrtimi i kërkesës së G/P-PDK për debat për gjendjen e sportit në Kosovë.
II. Pjesa e dytë: Kryesia
1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë mbajtur me 14 qershor 2007;
2. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
2.1 Shqyrtimi i kërkesës së G/P-ORA për ta ftuar në Interpelancë Kryeministrin Agim Çeku;
2.2 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për shërbime publike, administratë lokale dhe media për formimin e Komisionit ad-hoc, për emërimin e anëtarëve të Bordit të RTK-së;
2.3 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për shërbime publike, administratë lokale dhe media për formimin e Komisionit ad-hoc, për emërimin e anëtarëve të Këshillit të KPM-së;
2.4 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për çështje gjyqësore, legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese për njoftimin e këtij komisioni për procesin e hartimit e Kushtetutës të Kosovës;
2.5 Shqyrtimi i Rekomandimit së Komisionit për komunitete dhe kthim pas vizitës së bërë në lagjen Kolonia – Gjakovë;
2.6 Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës të Kuvendit (materiali është shpërnda me 8 qershor 2007). Procesverbali