Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Hënë, 20.08.2007 10:00
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e Kryesisë, datë 20 korrik 2007
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
2.1 Koha për pyetje parlamentare;
2.2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugët (nr. 2003/11);
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin e institucioneve të kadastrit;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për vlerësimin e ndikimit në mjedis;
2.5 Shqyrtimi i rekomandimit të komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion dhe Kornizë Kushtetuese lidhur me propozimin e Prokurorisë Publike të Kosovës për emërimin e anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësorë të Kosovës;
2.6 Shqyrtimi i Projekt Rezolutës për Trepçën, propozuar nga Komisionit për Ekonomi, Tregti...,
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1. Shqyrtimi i Dinamikës së realizimit të Strategjisë Legjislative të Qeverisë për vitin 2007;
3.2. Shqyrtimi i Raportit vjetor për vitin 2006 të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë;
3.3. Shqyrtimi i kërkesës së GP ORA për ta ftuar në interpelancë, ministrin e Arsimit Agim Veliu;
3.4. Shqyrtimi i kërkesës së SHHBK “Nëna Terezë” për mbajtjen e një seance përkujtimore, me 5 shtator 2007;
3.5. Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për bartjen e mjeteve buxhetore të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2007.
4. Të ndryshme:
4.1. Informatë e Komisionit për Bujqësi për formimin e grupit punues për përgatitjen e Konferencës Parlamentare regjionale për Çështjen Mjedisore;
4.2. Informatë lidhur me mbylljen e Konkursit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. Procesverbali