Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë
E Enjte, 11.10.2007 13:00
REND DITE
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të 25 shtatorit 2007.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës:
2.1 Koha për pyetje parlamentare;
2.2 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Mbrojtjen e Mjedisit;
2.3 Vazhdimi i procedimit të amendamenteve në Rregulloren e Punës të Kuvendit;
2.4 Shqyrtimi i Informatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme për gjendjen e sigurisë në Mitrovicë.
3. Shqyrtimi i rekomandimeve dhe mocioneve:
3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Telekomunikacion lidhur me vërejtjet e UNMIK- ut në Ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor;
3.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike lidhur me vërejtjet e UNMIK-ut në Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kadastër;
3.3 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Siguri lidhur me vërejtjet e UNMIK-ut në Ligjin për emrin personal dhe në Ligjin për numrin personal;
3.4 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me Projektin për ndërtimin e autostradës Morinë–Merdare;
3.5 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për transportin e mallrave të rrezikshme;
3.6 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor lidhur me ndërtimet ilegale nga ana e Qeverisë së Serbisë në Veriun e Mitrovicës;
3.7 Shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar për Integrim për ta ftuar në Interpelancë Ministrin e Arsimit, Shkencës dhe të Teknologjisë, Agim Veliu;
3.8 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Buxhet edhe Financa lidhur me inicimin e procedurës për zgjedhjen e Organit Shqyrtues të Prokurimit;
3.9 Shqyrtimi i kërkesë së Gazmend Muhaxheri, anëtar i Kryesisë të Kuvendit, për hartimin e Rregullores për të drejtat dhe përgjegjësitë e stafit politik të Kuvendit;
3.10 Shqyrtimi i kërkesë së Gazmend Muhaxheri, anëtar i Kryesisë të Kuvendit, për lirimin e zyrave të ndërtesës së Kuvendit nga ana e Ministrisë së Transportit dhe Telekomunikacionit dhe nga e personelit të shtyllës së IV -të të UNMIK-ut;
3.11 Shqyrtimi i Udhëzimit Administrativ për hartimin dhe publikimin e procesverbaleve dhe transkripteve të organeve të Kuvendit të Kosovës (u është shpërndarë më 10 .09. 2007).
Procesverbali