Procesverbalet

    Mbledhja e Komisionit




    E Mërkure, 23.04.2008 13:00




    RENDI I DITËS

    1. Miratimi i rendit të ditës;
    2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
    3. Shqyrtimi i Propozim vendimit të Qeverisë për shpalljen e hapësirës-trasesë zonë me interes të veçantë publik në Kosovë për ndërtimin e Autoudhës Morinë-Merdarë dhe Prishtinë–Hani i Elezit me përfundimin nr.03-0304/DO-146 dt.1.04.2008 të Kryesisë së Kuvendit Të ftuar: Përfaqësues të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit;
    4. Shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin e pastrimit të parave me komentet e Ambasadës Amerikane në Prishtinë;
    5. Shqyrtimi i Projektligjit për përfitimet e ish zyrtarëve të lartë me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
    6. Shqyrtimi i Projektligjit për deklarimin dhe prejardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publik me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
    7. Shqyrtimi i Projektligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
    8. Shqyrtimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi, me amendamente;
    9. Shqyrtimi i Projektligjit për Provimin përfundimtar dhe tё maturës me raportin e komisionit funksional–Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sporte, me amendamente;
    10. Të ndryshme. Procesverbali