Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 22.04.2008 11:00




    RENDI I DITËS

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur me 15 prill 2008.

    2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më /30/ prill 2008:
    2.1. Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të mëparshme;
    2.2. Koha për pyetjet parlamentare;
    2.3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2002/9 për Inspektoratin e Punës;
    2.4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/15 për skemën e ndihmës sociale;
    2.5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për taksën e vendosjes;
    2.6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për ekzekutimin e sanksioneve penale (priten raportet e komisioneve kryesore më 22 e 23.04.08);
    2.7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për provimin përfundimtar dhe të maturës (priten raportet e komisioneve kryesore më 22 e 23.04.08);
    2.8. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë (priten raportet e komisioneve kryesore më 22 e 23.04.08);
    2.9. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për deklarimin dhe predhjeardhjen e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë (priten raportet e komisioneve kryesore më 22 e 23.04.08);
    2.10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës Penale (priten raportet e komisioneve kryesore më 22 e 23.04.08).

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet e Financa dhe i Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri lidhur me Raportin vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit;
    3.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet e Financa dhe i Komisionit për Punë të Brendshme e Siguri për emërimin e tre anëtarëve në Këshillin e Agjencisë Kundër Korrupsionit;
    3.3 Shqyrtimi i Propozim-Vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për formimin e Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës;
    3.4 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi lidhur me lejimin e kohëzgjatjes shtesë për shqyrtimin e Projektligjit për noterinë;
    3.5 Shqyrtimi i rekomandimeve të Komisionit për Buxhet e Financa lidhur me Projekt-Rregulloren e punës së komisioneve parlamentare;
    3.6 Shqyrtimi i kërkesës së Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione për formimin e Panelit për përzgjedhjen e kandidatëve për Avokatit të Popullit. Procesverbali