Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP

    Kryesia e Kuvendit




    E Hënë, 12.05.2008 10:00




    RENDI I DITËS

    1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë, të mbajtura më 22 dhe 29 prill 2008.

    2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më ___ maj 2008:
    2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të mbajtura më 18 e 21 dhe 29 prill 2008;
    2.2 Koha për pyetjet parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pyjet;
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për kualifikimet kombëtare;
    2.5 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për procedurën jokontestimore;
    2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për procedurën përmbaruese;
    2.7 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përkrahje materiale familjeve të fëmijëve me aftësi të kufizuara të përhershme;
    2.8 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për përdorimin civil të eksplozivëve.

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    3.1 Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për emërimin e anëtarit të Bordit të Autoritetit Qendror Bankar të Republikës së Kosovës;
    3.2 Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare për Ministrinë e Punëve të Jashtme;
    3.3 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media për emërimin e anëtarëve të Këshillit të RTK-së;
    3.4 Shqyrtimi i propozimit të Grupit Parlamentar të LDK- së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare;
    3.5 Shqyrtimi i propozimeve të grupeve parlamentare për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Agjencisë Kundër Korrupsionit;
    3.6 Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit për Punë të Jashtme lidhur me nismën për anëtarësimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Unionin Ndër-Parlamentar. Procesverbali