Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP
E Marte, 10.06.2008 11:00
RENDI I DITES
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë të mbajtur më 3 qershor 2008.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më ___ qershor 2008:
2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare, të mbajtura më 2, 4 e 5 qershor 2008;
2.2 Koha për pyetjet parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Armët;
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-43 për Akreditimin;
2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat;
2.6 Shqyrtimi i dytë i Projektligjeve për përfitimet e ish-zyrtarëve të lartë.
3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i Mocionit të deputetit Driton Tali, mbështetur edhe nga pesë deputetë të Kuvendit, për nxjerrjen e një deklarate lidhur me formimin (eventual) të strukturave paralele komunale serbe në Kosovë, në bazë zgjedhjeve të 11 majit;
3.2 Shqyrtimit i kërkesës së Ministrisë së Ekonomisë e të Financave për ri-destinimin e mjeteve për investime kapitale nga Projekti “Kompleksi i ri Qeveritar”në Projektin “Rinovimi i Pallatit të Mediave”;
3.3 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion lidhur me tërheqjen e Ligjit për miniera e minerale, të Ligjit për hulumtime gjeologjike, si dhe miratimin e vërejtjeve në Ligjin për ngrohje qendrore;
3.4 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet e Financa për lejimin e pagesës shtesë për rrezikshmëri në punë për të punësuarit në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Procesverbali