Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 24.06.2008 11:00




    R e n d i i d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë të mbajtura më 10, 12 dhe 17 qershor 2008.

    2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më 30 qershor 2008:
    2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare, të mbajtura më 12, 13 dhe 19 qershor 2008;
    2.2 Koha për pyetjet parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-43 për Akreditimin;
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2004/48 për Administratën Tatimore dhe Procedurat;
    2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/7 për lëndën arkivore dhe arkivat;
    2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë;
    2.7 Shqyrtimi i Rekomandimit të Organit Përzgjedhës lidhur me emërimin e anëtarëve të Organit Shqyrtues të Prokurimit;
    2.8 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për procedurën kontestimore;
    2.9 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sponzorime në kulturë, rini dhe sporte;
    2.10 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion lidhur me rekomandimet e UNMIK-ut në Ligjin për miniera e minerale, në Ligjin për hulumtime gjeologjike dhe në Ligjin për ngrohje qendrore;
    2.11 Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2007;
    2.12 Shqyrtimi i Raportit të punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2007.

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    3.1 Shqyrtimi i Mocionit të deputetit Driton Tali, i mbështetur edhe nga pesë deputetëve tjerë, për nxjerrjen e një deklarate lidhur me formimin strukturave paralele komunale në enklavat serbe. Procesverbali