Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP
E Marte, 08.07.2008 10:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 2 korrik 2008.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më ___ korrik 2008:
2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, të mbajtur më 30 qershor 2008;
2.2 Koha për pyetjet parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme;
2.4 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sigurinë private;
2.5 Shqyrtimi i Raportit me rekomandime të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës.
3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i mocionit të deputetit Driton Tali për nxjerrjen e një deklarate kundër formimit të strukturave paralele komunale serbe në Kosovë;
3.2 Shqyrtimi i mocionit të deputetit Driton Tali për nxjerrjen e një deklarate lidhur me përmbajtjen e letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të OKB – së, Ban Ki – Mun;
3.3 Shqyrtimi i rekomandimit të Komisionit për Integrime Evropiane për fillimin e procedurës së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës;
3.4 Shqyrtimi i propozimit të deputetit Arsim Rexhepi për munësinë e vendosjes së një kopjeje të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në muralet e Kuvendit të Kosovës. Procesverbali