Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP
E Marte, 22.07.2008 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 16 korrik 2008;
2. Shqyrtimi i kërkesës së grupeve parlamentare të Kuvendit për procedimin e ligjeve të pashpallura në rishqyrtim në komisionet parlamentare (për seancë plenare më 29.07.20008);
3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndërmjetësim;
4. Shqyrtimi i Raportit të RTK-së për vitin 2007;
5. Shqyrtimi i Raportit të KPM-së për vitin 2007;
6. Shqyrtimi i Programit të Qeverisë për barazinë gjinore;
7. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor lidhur me gjendjen në parkun nacional “ Malet e Sharrit” dhe në fshatin turistik në Prevallë;
8. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media për formimin e Komisionit Ad Hoc për emërimin e katër anëtarëve të Këshillit të Komisionit të Pavarur për Media;
9. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media për inicimin e procedurës për emërimin e një anëtari në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media;
10. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me zbritjen e kriterit vlerësues për provimin e maturës shtetërore;
11. Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Zyrës së Auditorit Gjeneral për rritjen e pagave të personelit të kësaj zyre;
12. Shqyrtimi i Raportit të sekretarit të Kuvendit dhe të shkresës së punëkryesit “Mega” lidhur me ndërtimin e Qendrës Administrative Protokollare në Gërmi. Procesverbali