Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 09.09.2008 14:00




    R e n d i  i  d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të Kryesisë, të mbajtura më 22 korrik dhe më 15 gusht 2008.

    2. Propozimi i rendit të ditës për seancën plenare më____shtator 2008:
    2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave plenare të mbajtura më 29 dhe 30 korrik 2008;
    2.2 Koha për pyetje parlamentare;
    2.3 Interpelanca e ministrit të Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të AKR-së;
    2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shfrytëzimin, administrimin dhe mirëmbajtjen e ndërtesës në bashkëpronësi (është shpërndarë më 17. 07.2008);
    2.5 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit Nr. 02/L-20 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konformitetit (është shpërndarë më 17.07.2008);
    2.6 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës (është shpërndarë më 28.07.2008);
    2.7 Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndërmjetësim;
    2.8 Shqyrtimi i Vendimit të Kryeministrit për emërimin e ministrit të Forcës së Sigurisë, z. Fehmi Mujota;
    2.9 Shqyrtimi i Propozimvendimit për formimin e Komisionit Parlamentar Ad Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës të Kosovës.

    3. Propozimi për Seancë plenare më ___shtator 2008:
    3.1 Shqyrtimi i Raportit për shpenzimet buxhetore për gjashtëmujorin e parë të vitit 2008;
    3.2 Shqyrtimi i Raportit të RTK-së për vitin 2007;
    3.3 Shqyrtimi i Raportit të KPM-së për vitin 2007.

    4. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    4.1 Shqyrtimi i Raportit për shpenzimet buxhetore për tremujorin e parë dhe të dytë të Kuvendit për vitin 2008;
    4.2 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale që të kërkohet nga Qeveria deklarata për implikimet buxhetore në Projektligjin për rehabilitimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara(urgjencë);
    4.3 Shqyrtimi i kërkesës së Agjencisë Kundër Korrupsionit për marrjen e masave administrative ndaj zyrtarëve të lartë. Procesverbali