Procesverbalet
Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP
E Marte, 16.09.2008 11:00
R e n d i i d i t ë s
1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 9 shtator 2008.
2. Propozimi i rendit të ditës për seancë plenare më____shtator 2008:
2.1 Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme;
2.2 Koha për pyetje parlamentare;
2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligji për të drejtat e ish të burgosurve politik (Projektligji iu është dërguar deputetëve më 29. 08.2008);
2.4 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjen e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës (Projektligji iu është dërguar deputetëve më 17.09.2008);
2.5 Shqyrtimi i propozimit për emërimin e një anëtari në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media;
2.6 Shqyrtimi i propozimit për formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media.
3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit;
3.2 Shqyrtimi i propozimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit Drejtues të Trustit Pensional të Kosovës;
3.3 Shqyrtimi i mocionit të deputetit Riza Smaka për të diskutuar në seancën plenare të radhës lidhur me propozimin e Serbisë për nxjerrjen e një Rezolute në OKB që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të jep mendimin për Pavarësinë e Kosovës. Procesverbali