Procesverbalet

    Mbledhja e Kryesisë me kryetarët e GP

    Kryesia e Kuvendit




    E Marte, 23.09.2008 11:00




    R e n d i  i  d i t ë s

    1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së Kryesisë, të mbajtur më 16 shtator 2008.

    2. Konfirmimi i rendit të ditës për seancë plenare më 25 shtator 2008:
    2.1 Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme;
    2.2 Koha për pyetje parlamentare;
    2.3 Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndarjen e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës;
    2.4 Shqyrtimi i propozimit për formimin e Komisionit Ad Hoc për përzgjedhjen e anëtarëve në Këshillin e Komisionit të Pavarur për Media.

    3. Shqyrtimi i mocioneve, i rekomandimeve dhe i kërkesave:
    3.1 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Legjislacion dhe Gjyqësi për zgjedhjen e Avokatit të Popullit ( i gatshëm për seancë plenare);
    3.2 Shqyrtimi i Propozimit të Qeverisë për caktimin e datës së regjistrimit të popullsisë, të ekonomive familjare dhe të banesave (i gatshëm për seancë plenare);
    3.3 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Raportin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (i gatshëm për seancë plenare);
    3.4 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me Propozimvendimin e Qeverisë për emërimin e anëtarëve të Bordit të Pavarur për Shqyrtimin e Ankesave(i gatshëm për seancë plenare);
    3.5 Shqyrtimi i Rekomandimit të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri lidhur me Projektligjin për armët (i gatshëm për seancë plenare);
    3.6 Propozim për plotësimin e Projektbuxhetit te Kuvendit te Kosovës per vitin 2009;
    3.7 Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Punë të Brendshme dhe Siguri lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë;
    3.8 Shqyrtimi i kërkesës së Presidentit për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit aktual lidhur me pensionimin e profesorëve ordinarë dhe inordinarë në Universitetin e Prishtinës. Procesverbali