Procesverbalet

    Mbledhja e Komisionit




    E Mërkure, 24.09.2008 10:00




    R e n d i  i  d i t ë s

    1. Miratimi i rendit të ditës;
    2. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja dt. 04.09.2008;
    3. Shqyrtimi i kërkesës së Organit Shqyrtues të Prokurimit për ndarjen e mjeteve për funksionimin e OSHP-së. Të ftuar: Përfaqësues nga Organi Shqyrtues i Prokurimit;
    4. Informata e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave lidhur me kërkesën e Komisionit për Buxhet dhe Financa të datës 10. 09.2008 për dorëzimin e pasqyrave të pagave për anëtarët e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik dhe Agjencisë së Prokurimit Publik;
    5. Shqyrtimi i kërkesës nr. 3312, dt. 10.09.2008 të Qeverisë së Republikës së Kosovës për emërimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Trustit Pensional të Kosovës;
    6. Shqyrtimi i kërkesës nr. 03/0952 /Do- 578, të datës 09.09.2008 të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për zbritjen e tarifës menaxhuese;
    7. Shqyrtimi i Raportit të grupit punues të Komisionit për Buxhet dhe Financa për mbikëqyerjen e zbatimit të Ligjit nr. 02/L-74 mbi Auditimin e Brendshëm, i shpallur me Rregulloren nr. 2007/19, datë 6 qershor 2007;
    8. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 03/L-069 për Akreditimin me raportin e komisionit funksional – Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente;
    9. Shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-5 për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme me raportin plotësues të raportit dt.27.06.2008 të komisionit funksional – Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport e Telekomunikacion, me amendamente;
    10. Të ndryshme. Procesverbali